Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz patën një bisedë telefonike këtë mëngjes ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit. Mësohe se Putin i ka komunikuar Scholz se Kievi po përpiqet të bllokojë bisedimet e paqes me Rusinë.
Gjithsesi, lideri rus shtoi se Moska është ende e interesuar për vazhdimin e negociatave.
“Ne kemi vënë re se regjimi i Kievit po përpiqet në çdo mënyrë të vonojë procesin e negociatave, duke bërë propozime gjithnjë e më joreale”, komunikoi Kremlini.
“Megjithatë, pala ruse është e gatshme të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje në përputhje me parimet e njohura të saj”, ka qenë mesazhi i Putinit.
