Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çifti rom rriti djalin që ia lanë në derën e shtëpisë, nëna biologjike rrëfen historinë e dhimbshme

17:06 / January 22, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rom 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Esmeralda Kamena është nëna biologjike e 10-vjeçarit që është rritur nga Elvira dhe Elezi.

Esmeralda kontaktoi “Shqipëria live” pasi pa djalin e saj nëpërmjet emisionit. Ajo rrëfen vështirësitë që ka kaluar në jetë dhe pse u detyrua të braktisë djalin.

Vetë ajo është braktisur nga e ëma, 6 muajshe.

“Unë jam rritur te halla ime sepse mami dhe babi janë ndarë. Më ka lënë mami te halla 6 muajshe. Kam vuajtur shume sepse më kanë rrahur, më kanë torturuar. Kush kishte mundësi i pari më rrihte.

Te halla kam jetuar deri në moshën 11 vjeçe, pastaj kam ikur për Greqi se nuk i duroja dot më të rrahurat. Babi nuk ka ushtruar asnjëherë dhunë.

Kam ikur me një grup nga Lezha dhe Elbasani. Policia greke na ka ndjekur, por kam shpëtuar. Rrija te një familje greke dhe punoja. Kam ndenjur 2 vite e ca. Pastaj erdha në shtëpi, rrija nëpër rrugë, në shkallët e pallatit, krejt e vetme. Kam qenë gjithë kohën rrugëve. Punoja kamariere, shumë vende në Laprakë, Zogu i Zi, stacioni i trenit, kam punuar në Durrës nëpër tallava si kamariere ose balerinë, çfarë të gjeja”.

Ajo tregon momentin kur mësoi se priste fëmijë, pas një përdhunimi një Greqi. “Mora vesh që jam shtatzënë, para se të vij në Shqipëri. Ai djali që jetoja më nxori jashtë sepse tha nuk dua femra që kanë fëmijë me burra të tjerë. Kam punuar në Patra, në një diskotekë, aty më kanë përdhunuar 5 vetë”.

Esmeralda shpjegon pse u detyrua ta braktisë djalin e saj. “Kam lindur djalin në Shkodër sepse atje po kërkoja një shtëpi për të jetuar. Sepse kisha gjetur një lokal të punoja. Ika te halla, dy ditë e mbajtën. Pastaj ika nga shtëpia e hallës. Shkova të punoj, më tha halla hajde te shinat e trenit të flasim. Kisha djalin në duar, më tha nuk të mbaj dot më sepse burri i gocës nuk do kurva me fëmijë.

Pyeta një shok më tha a mund të gjej njeri. Më mori me vete më çoi te Elvira. Ajo ishte shumë e dashur, shumë e respektueshme. I bëri të gjitha si të ishte nëna e djalit.

Unë nuk e njihja. Më çoi kushëriri i saj te ajo. Më tha që kjo grua ka ëndërr të ketë një djalë sepse kishte vetëm dy vajza.

Nuk i thashë se kisha frikë se ajo s’do ma mbante çunin, çfarë do të bëja me të rrugëve, kisha frikë se do të vdiste nga ftohti. Në atë moment pasi ika, nuk doja asgjë tjetër, vetëm të vdisja, humba edhe djalin, nuk kisha asnjë, pse të jetoja”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama ndan pamjet nga pritja në Pallatin Elysee, mirëpritet nga Macron dhe bashkëshortja e tij

22:24 / November 10, 2026

Rruga Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te Ura e Dajlanit

21:00 / November 10, 2026

“Protestat në Tiranë si një tenxhere ku zien gjithçka, nga Irani te opozita”, Rama në Forumin e Paqes në Paris: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në në 2027

19:21 / November 10, 2026

“Strasburgu në favor të Fredi Belerit”, GJEDNJ kritikon paraburgimin si joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë 5,450 euro dëmshpërblim

15:50 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.