Të gjithë e dimë se sa të dobishëm janë portokallet për shëndetin tonë dhe për rrjedhojë dhe lëngu i tij është shumë i pëlqyer. Nga sigurimi i vitaminës C, A te folati dhe kalciumi, lëngu i portokallit është jashtëzakonisht i mirë për shëndetin. Por nëse e teproni me masën, mund të ketë efekte anësore.
Promovon shtimin në peshë
Lëngu i portokallit ka sasi të reduktuar të fibrave dhe kjo është arsyeja pse nuk mund t’ju mbajë të ngopur për një kohë më të gjatë. Nëse pini lëng portokalli tepër, ai mund të ndikojë tek nivelet e sheqerit në gjak. Nëse niveli i sheqerit në gjak bie, ndiheni të uritur dhe hani më shumë ushqim gjë që çon në shtim në peshë.
Rrit nivelin e sheqerit në gjak
Lëngu i portokallit mund të shkaktojë një rritje graduale të nivelit të sheqerit në gjak. Ka një indeks të ulët glicemik i cili rrit sheqerin në gjak. Por nëse e konsumoni shumë mund të shkaktojë marrje të lartë të karbohidrateve duke rritur sheqerin në gjak.
Shkakton probleme dentare
Lëngu i portokallit mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve pasi është shumë i ndjeshëm ndaj acideve. Acidet e pranishme në lëngun e portokallit reagojnë me kalciumin në smalt dhe e përkeqësojnë atë.
Rrit rrezikun e osteoporozës
Vitamina C e pranishme në lëngun e protokallit është e nevojshme për metabolizmin adekuat të kalciumit në trup. Një kufi moderues mund të forcojë kockat tuaja. Por, nëse kjo vitaminë vazhdimisht rritet dhe furnizon kockat, ata mund të përballen me probleme. Kjo rrit gradualisht rrezikun e osteoporozës.
