Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Cilat janë frutat që pastrojnë zorrët?

16:51 / May 5, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screen Shot 2019 05 03 at 19.09.35
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aparati tretës luan një rol jetësor në shëndet pasi është përgjegjës për përthithjen e lëndëve ushqyese dhe eliminimin e mbetjeve ushqimore. Përpunimi i lëndëve ushqyese në stomak, kalimi i këtyre të fundit në gjak dhe nxjerrja e lëndëve të panevojshme përmes zorrës së trashë apo të hollë, është një proces metabolik që duhet të ndodhë çdo ditë. Nëse ky proces ndodh më pak se tre herë në javë, atëherë me shumë gjasa ju vuani nga konstipacioni.

Frutat e malit

Të gjitha frutat e kësaj familjeje si manaferrat e ëmbla, luleshtrydhet dhe mjedrat mund të ndihmojnë me konstipacionin. Vetëm 1 filxhan luleshtrydhe të freskëta siguron 3 gram fibra, 1 filxhan manaferra do t’ju sigurojnë 7.6 gram dhe 1 filxhan me mjedra 8 gramë. Gjithashtu, manaferrat janë të ulëta në kalori, prandaj ju mund t’i hani pa u ndjerë në faj se mund të shtoni peshë.

Kivi
Kivi njihet për faktin se është i pasur me enzimën e quajtur “actinidain”. Kjo enzime ka efektin e ngjashëm sikurse dhe enzima bromelainë që vepron si katalizator për tretjen e proteinave. Një studim i fundit raportoi se njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrëve të irrituara duhet të konsumojnë 2 kivi në ditë për 4 javë për të vënë re përmirësime.

Dardha
Ky frut është plot me vitamina dhe antioksidantë. Gjithashtu, dardhat janë një nga frutat më fibroze, prandaj përfshirja e tyre në dietën tuaj është një mënyrë tjetër për të lehtësuar ndonjë shqetësim me aparatin tretës. Vetëm 1 dardhë e mesme me lëkurë, do t’ju japë 5 gramë fibra, kështu që nëse hani 2, jeni afër gjysmës së dozës së përditshme të fibrave.

Kumbullat (të thara apo jo)
Kumbullat përmbajnë sorbitol dhe fructozë, sheqerna fermentuese që mund të kenë efekt laksativ.

Ananasi
Ky fryt i bukur përmban një enzimë kruciale të quajtur bromelainë, e cila ndihmon tretjen. Bromelaina është një lloj enzime, që përshpejton reaksionin biokimik, duke e bërë ideal për të asistuar në tretje dhe te proteinat e tjera. Ananasi gjithmonë duhet të jetë i freskët dhe është ideal për ta kombinuar me sallatë për drekë, sepse është lloj fryti që kombinohet lehtë me të gjitha llojet e ushqimeve.

Avokado
Avokado është e pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat pastrojnë zorrët dhe pengojnë problemet me tretjen. Acidet omega-3 të saj shërbejnë si lubrifikues për murin e zorrëve. Të gjitha grimcat e mbetura dhe toksinat ngjiten në to dhe nxirren jashtë.

Molla
Mollët detoksifikojnë zorrët dhe pastrojnë gjërat e dëmshme si dhe metalet e rënda nga organizmi. Mollët janë të pasura me pektinë dhe për këtë arsye janë në mesin e frutave më të mira për të pastruar zorrët.

cilat frutat pastrojne zorret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.