Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

21:17 / May 22, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
be and kosove
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi Evropian më në fund ka nisur t’ia heqë dalëngadalë masat Kosovës, pas gati dy vjetësh, por me kusht që ajo t’i ulë tensionet në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, kështu paralajmëroi në Prishtinë shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas.

Derisa Kallasi nuk shpjegoi se kur ka filluar heqja e masave dhe çfarë masash mund të jenë hequr deri tani, Radio Evropa e Lirë mëson nga burime të saj në Bruksel masat që janë hequr kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Sipas burimeve, tani ka filluar puna e disa nën-komiteteve të MSA-së, si dhe ofrimi i ndihmës teknike në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor është iniciativë e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare dhe donatorëve, që synon zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kosova mbështetet nga ky mekanizëm që nga viti 2009. Deri në vitin 2021, në Kosovë ishin mbështetur 30 projekte në vlerë prej 1.8 miliard eurosh nga ky mekanizëm.

Këto masa filluan të hiqen nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS) dhe Komisioni Evropian pas diskutimeve në Këshillin e Punëve të Jashtme në prill, thotë burimi.

“Vendimi vjen pas zhvillimit paqësor të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë në fillim të këtij viti. Siç tha Përfaqësuesja e Lartë [Kallas], ky proces është gradual dhe i kushtëzuar me përparim të vazhdueshëm drejt shtensionimit”, thekson burimi.

Baza për këtë vendim ishin konkluzionet e Këshillit të BE-së nga dhjetori 2024, sipas të cilave BE-ja do të ishte e gatshme të fillonte heqjen graduale të masave, paralelisht me hapat e shtensionimit në veri të Kosovës, sipas burimit.

Kallas paralajmëroi gjatë vizitës së saj në Prishtinë se, derisa ky vendim hap derën për mundësi më të mëdha për zhvillimin e Kosovës edhe për lidhje më të ngushta me Evropën, ai varet nga ulja e tensioneve në veri.

BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 – pas rritjes së tensioneve në veri të vendit.

Kallas tha se mbyllja e institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës nga autoritetet kosovare “po minon” përpjekjet drejt shtensionimit të situatës.

Autoritetet e Kosovës i kanë mbyllur një sërë institucionesh paralele serbe në javët e fundit, për të cilat thonë se janë të jashtëligjshme.

Hollësitë mbi masat nuk janë bërë të ditura asnjëherë, as kur janë komunikuar ato.

Por, ndër masat e tjera të BE-së ishin edhe mos ftesat për Kosovën në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat bilaterale janë suspenduar, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Masat tjera janë suspendimi i programit të fondeve për Kosovën në kuadër të IPA 2024 (Fondet e Para-Anëtarësimit). 

BE Kosova masa ndeshkuese tensione
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.