Gazetari Mustafa Nano shprehet se nuk është i bindur nëse duhet ta ftojë në emisionin e tij ‘Provokacija’, deputetin Myslim Murrizi në një bisedë ‘kokë më kokë’.
Për këtë, Nano u ‘konsultua’ me gazetarin Dritan Hila: “Ti e ke pasur në emision; çfarë personazhi është deputeti Myslym Murrizi?”, pyeti Nano.
“Është i lindur për politikë, në Lushnjë e pëlqejnë. Në intervistat tek për tek mendoj se është më mirë se në emisione me disa të ftuar, debaton shumë”, iu përgjigj Hila.
Murrizi theu vendimin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për mandatet, duke preferuar të qëndrojë në parlament si pjesë e ‘opozitës së re’. Javën e kaluar, ai mori edhe postin e nën/kryetarit të kuvendit, që drejtohet nga Gramoz Ruçi.