Man.City thyen me përmbysje PSG në një sfidë luksi, ku në fushë përballeshin dy ekipet me ofensivë të frikshme.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, dy ekipet luajtën në sulm që nga minuta e parë, zhvilluan një futboll të hapur, në fund festa ishte për “qytetarët” e Pep Guardiola pas suksesit 2-1. City ishte më kërkues në pjesën e parë, iu afruan golin në të paktën dy raste të pastra por me fillimin e pjesës së dytë ishte Kylian Mbappe ai që ndëshkoi Ederson duke kaluar francezët në avantazh.

Në të 63-tën, Sterling devijojë në rrjetë një kros të Walker duke barazuar shifrat në 1-1. Man.City nuk hoqi dorë nga ofensiva në dhe në minutën e 76-të ishte Gabriel Jesus që konvertoi në gol asisitin e Bernardo Silva duke kompletuar përmbysjen e madhe. Fal këtij suksesi, Man.City kalon më tej si kokë grupi në kuotën e 12 pikëve, ndërsa në vendin e dytë kalon dhe PSG.

“Bëmë një paraqitje top. Jam i lumtur për këtë kualifikim, urime ekipet dhe klubin, tani do mendojmë për Premier League dhe të rikthehemi në shkurt në Champions në kushte optimale”, u shpreh Guardiola në konferencë për shtyp.

Maurizio Pochettino, trajneri i PSG, i dha fund zërave që flasin për një kalim të mundshëm tek Man.United, duke theksuar se në Paris ndihet i lumtur dhe se ka ndërmend të respektoj kontratën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here