Çlirim Gjata mendon se ajo që ndodhi në protestën e 8 janarit kishte nisur prej kohësh për shkak se Lulzim Basha shiti betejat e PD.
“Ata që ishin atje nuk shkuan për tu rrahur, ata kanë punuar 8 vite për PD. Pse duhej Basha ti thërriste të gjithë ata? Partia është bashkim vullnetar. PD u ndodh në rrezik të shpërbërjes. Hajde se po e pranoj unë e kam propozuar, unë e kam fajin, por nuk është këtu çështja. Ka shitje nga Basha, betejat nuk u çuan deri në fund”, tha Gjata për MCN Tv.
