Një sherr është filmuar ditën e sotme në Durrës. Një vajzë e re, shofere në një automjet dyshohet se është acaruar, kur një djalë e ka parakaluar gabim me mjetin e tij.
Ajo është nxehur dhe ka dalë nga makina për të thyer xhamat e mjetit që e parakaloi.
Aty është përleshur me disa djem të cilët nuk e lejonin ta bënte një gjë të tillë. Mirëpo, djemtë, nuk donin që të tregonin forcë ndaj vajzës dhe e lanë atë të lirë.
E reja nuk ngurroi dhe goditi me shkop bejsbolli xhamat e makinës së djalit.
