Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Çmimet e apartamenteve në Tiranë më të shtrenjta

18:57 / September 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pallate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë shumë më të shtrenjta sesa një dekadë më parë dhe për më tepër, rritja ka vazhduar dhe në tremujorin e parë.

Çmimi mesatar i një metri katror në kryeqytet në fund të 6-mujorit të parë 2021 arriti në 1102 euro/metër katror, sipas agjencive imobiliare, me një rritje prej 70% në krahasim me vitin referencë 2005.

Ndër të tjera ecuria e çmimeve të apartamenteve ndryshon sipas zonave kryesore, brenda unazës së vogël, jashtë unazës së vogël dhe në ish-Bllok.

Në fund të tremujorit të dytë 2021, një apartament brenda unazës kushton mesatarisht 1,173 euro/metër katror, nga rreth 700 euro në vitin 2005.

Tendenca rritëse e çmimeve në zonën brenda Unazës së Vogël vihet re në tremujorin e parë 2021. Në këtë tremujor, çmimi mesatar përllogaritet në 1,173 €/m2, krahasuar me tremujorin e fundit të 2020, ndërsa në këtë gjashtëmujor, çmimet mesatare janë rritur me 4.22%.

Në zonën e ish-Bllokut, çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve arriti në 1,580 euro/metër katror në fund të tremujorit të dytë. Në vitin 2005, një apartament në këtë zonë kushtonte rreth 900 euro/m2.

Çmimet në ish-Bllok filluan të rriten me shpejtësi pas vitit 2005, duke arritur në rreth 1300 euro/m2, që në vitin 2010. Pasi ranë në fillim të pandemisë, apartamentet në këtë zonë të preferuar u shtrenjtuan sërish në gjysmën e dytë të vitit të kaluar dhe pjesën e parë të 2021-shit sipas agjencive imobiliare.

Në zonën jashtë unazës së kryeqytetit apartamentet janë të shtrenjta.

Ky shtrenjtim ka filluar më vonë sesa në ish-Bllok dhe brenda Unazës, veçanërisht pas vitit 2019. Mesatarisht një apartament jashtë Unazës kushton rreth 1000 euro/m2, nga rreth 600 euro në vitin 2005.

Dy njësitë më të shtrenjta të kryeqytetit janë njësia 5 dhe ajo 10, ku çmimet mesatare janë më të larta sesa 1200 euro për metër katror.

Ndërsa njësitë më të lira janë ato të 4 dhe 6, ku çmimet luhaten në rreth 800 euro/m2.

Ndërsa në njësinë administrative nr. 1, çmimi mesatar për metër katror ka arritur në 930 euro/m2.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dënon vendimin e Hagës/ Peleshi lexon deklaratën në Kuvend: Lufta e UÇK-së ishte lufta e një populli për çlirim

15:21 / September 17, 2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Ibrahimaj: Mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes, 720 në trajtim

12:17 / September 17, 2026

BE njofton planin për të kufizuar aksesin në rrjetet sociale për fëmijët

12:08 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.