Vetëm 15-vjeç, dhe jeta e Enkelejd Çaushit u ndërpre padrejtësisht mbrëmjen e së enjtes, kur u përplas nga një makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Sarandë-Ksamil.
15-vjeçari së bashku me 3 persona të tjerë po shtynin makinën e tyre, pasi kishte pësuar defekt. Në këtë moment një tjetër makinë i përplasi.
Këtë të premte familja Çaushi ka hapur dyert e mortit, ndërsa 15-vjeçari do të përcillet për në banesën e fundit në orën 15:00. Enkelejd Çaushi ishte nipi i poetit sarandiot Eduart Veli. Ky i fundit, në rrjetet sociale ndan një dedikim vërtetë prekës për 15-vjeçarin që nuk jeton më.
