Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kritikuar strukturat e opozitës në qytetin e Korçës.
Kritikat nuk janë mirëpritur nga ana e nënkryetarit të PL-së, Endrit Braimllari i cili është kundërpërgjigjur duke publikuar një foto me strukturat e opozitës në Korçë dhe ka shigjetuar Metën duke thënë se është koha të refuzohet çdo pallavër që tenton të zhvendosë fokusin nga keqqeverisja.
Këto deklarata tregojnë për përplasjet që kanë nisur brenda Partisë së Lirisë.
Postimi i Braimllarit:
Mirënjohje për këtë ekip të jashtëzakonshëm që përballuan në Korçë një ndër fushatat më të ashpra.
Këto të rinj energjikë, patriot të vërtetë qëndruan të palëkundur kundër një armate shtetërore.
Sot janë krenaria jonë e organizimit dhe e përkushtimit
Iu jam me jetë mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm
Kurrë nuk e lëshuan frontin e opozitës në Korçë, ndërkohë që një pjesë zgjodhi pushtetin dhe luksin qeveritar, ju qëndruat të fortë, të vendosur, të pakompromis me pushtetin
Qëndruat në betejë kundër keqqeverisjes dhe korrupsionit të Rilindjes.
Është koha të refuzojmë çdo “PALLAVËR” që ju heq fokusin nga lufta kundër keqqeverisjes.
Besoni mbi sakrificën tonë të përbashkët.
Të bashkojmë po ato energji që kishim në fushatë kundër shpopullimit masiv, kundër shkatërrimit të fermerit vendas kundër mungesës së vendeve të punës, kundër kostos së lartë të jetesës, kundër mungesës së meritokracisë dhe kundër mungesës së shtetit të së drejtës.
Na duhet energji bashkimi./ CNA