Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

CNN nxjerr sekretet e Kinës në Europë: Mbi 100 stacione ilegale policore në botë

15:30 / December 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kina ka ngritur mbi 100 të ashtuquajtura stacione policore jashtë shtetit, për të monitoruar, intimiduar dhe në disa raste riatdhesuar shtetasit kinezë që jetojnë në migrim.

Kështu shkruan CNN, në një shkrim ekskluziv, ku ndër të tjera thuhet se Pekini ka përdorur marrëveshje dypalëshe të sigurisë me shtete në Evropë dhe Afrikë për të arritur prani ndërkombëtare.

Në mesin e vendeve ku raportohet se kina ka stacione të tilla janë italia, Kroacia, Serbia e Rumania. CNN, duke cituar organizatën e të drejtave të njeriut me bazë në Madrid, “Safeguard Defenders” ka sqaruar se si Kina ka arritur marrëveshje të përbashkët të patrullimit policor me Kroacinë e Serbinë mes viteve 2018 dhe 2019.

Zyrtarët policorë kinezë janë parë duke patrulluar rrugët e Zagrebit në korrik të këtij viti. Një zyrtar kroat kishte thënë për agjencinë “Xinhua” se patrullimet ishin për “mbrojtje dhe tërheqje të turistëve të huaj”.

Ndërsa një tjetër serb, kishte thënë se kinezët nuk kanë fuqi për të arrestuar. “Safeguard Defenders” ka vlerësuar se kina po përpiqet të kthejë shtetasit kinez në vendlindje, edhe kundër vullnetit të tyre.

Pekini ka mohuar se po dërgon forcat e padeklaruara të policisë jashtë territorit të tij, teksa Ministri i Punëve të Jashtme tha për cnn se të gjitha këto pretendime janë bërë për ta njollosur kryeqytetin.

Në vend të kësaj, Kina ka pretenduar se objektet janë qendra administrative, të krijuara për të ndihmuar emigrantët kinezë me shërbime specifike, siç është rinovimi i patentës.

Po ashtu pekini tha se shumica e administratave u hapën në periudhën e covid 19 për të ndihmuar qytetarët që janë bllokuar në vendet e tjera. Raporti ka nxitur reagime në shumë vende. Irlanda ka mbyllur stacionin e policisë kineze të gjetur në territorin e saj, ndërsa Holanda, që ka marrë masa të ngjashme, ka nisur një hetim. Po ashtu ka nisur hetime edhe Spanja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Krijohet bursa bujqësore/ Salla: Treg më i sigurt dhe çmime më të favorshme

14:03 / September 9, 2026

Një i vdekur dhe tre të plagosur pasi ranë në kontakt me rrymën, Policia ndalon zyrtarët e Bashkisë Tropojë

12:11 / September 9, 2026

“Deputetët u përballën me abuzime verbale dhe dhunë fizike”/ Rama: Pengimi për të hyrë në Parlament nuk është mospajtim

12:08 / September 9, 2026

Dhuna ndaj Eduard Kuçit, gjykata lë në arrest shtëpie Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin

11:17 / September 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.