Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Çokollatë droge 21 kg, “Vazhdimësia” arreston 5 lushnjarët

10:23 / March 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
droge cokollate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia bën të ditur se ka vënë në pranga 5 persona të cilit ishin gati për të transportuar 21 kg kanabis sativa në formë çokollate.

Sipas burimeve zyrtare, në sajë të operacionit të koduar “Vazhdimësia” janë vënë në pranga A.Ç., 53 vjeç, G.K., 38 vjeç, I.K. 50 vjeç, R.K. 25 vjeç, L.Y., 47 vjeç, banues në Lushnje. Hetimet kishin nisur nga policia e Durrësit dhe arrestimi është bërë prej tyre.

Gjatë operacionit ata u kapën në flagrancë pranë stacionit të trenit Lushnjë me sasinë e drogës që po transportonin, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me dy automjete dhe një sasi parash. Ndërkaq, hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka të tjerë të implikuar. Ndaj 5 të arrestuarve rëndon akuza e prodhim dhe shitje narkotikësh e kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I PLOTË
Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “VAZHDIMËSIA”

Operacioni nga DVP Durrës, Prokuroria dhe Forca e Posaçme Operacionale e PSH.

Sekuestrohen rreth 21 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike në formë çokollate, në pranga 5 persona

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas një hetimi disa mujor finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “VAZHDIMËSIA”.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A.Ç., 53 vjeç,
G.K., 38 vjeç,
I.K. 50 vjeç,
R.K. 25 vjeç,
L.Y., 47 vjeç, banues në Lushnje.

Këta shtetas gjatë operacionit u kapën në flagrancë pranë stacionit të trenit Lushnjë me nje sasi prej 21 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike në forme çokollate,(Cannabais Sativa), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me dy automjete dhe një sasi parash.

Vazhdon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Durrës për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve për veprën penale të “Prodhim shitje të narkotikeve, kryer në bashkëpunim”.

arreston Droge
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.