Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Corriere Della Sera: Balili kishte 2 kushte, të mos dhunohej në burg dhe policia të mos shiste arrestimin si meritë

16:42 / January 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1548084394 balilidorezimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazeta italiane Corriere Della Sera i ka kushtuar një artikull arrestimit të Klement Balilit, pak ditë më parë dhe historisë së të ashtuquajturit Eskobari i Ballkanit. Gazeta shkruan se Balili u dorëzua në Polici, me dy kushte, që të mos dhunohej gjatë transferimit në burg dhe policia të mos e shiste arrestimin si meritë.

Shkrimi i gazetës për Balilin:

Ata e quajnë “Eskobari i Ballkanit”. Ndonjëherë, pseudonimet janë jashtë kontekstit. Por në këtë rast, historia e Klement Balili ndërthur lidhjet me Kolumbinë të një trafikanti droge dhe në të njëjtën kohë, sipërmarrësi kriminel që është i lidhur me grepa të rënda midis institucioneve. Balili, 48 vjeç, u dorëzua në Delvinë, në jug të Shqipërisë, drejtpërdrejt te shefi i policisë Ardi Veliu, pas tre muajsh bisedime. Ai u dorëzua me dy kushte: asnjë dhunë gjatë transferimit në burg dhe Policia të mos e shiste arrestimin si meritë. Megjithëse në fund, e tillë ishte. Por pjesa më interesante fillon tani. Balil ishte një drejtor i rëndësishëm shtetëror, gjithashtu një mbajtës sekretesh.

Rrugët

Gazeta e trajtoi rastin e Balilit në vitin 2016, pas konfiskimit në Greqi të disa tonëve marijuanë. Droga ishte e destinuar për të shkuar në Milano. Hetuesit thanë se kishin siguruar prova se pas drogës ishte Balili, një njeri i apasionuar pas shëtitjeve në qytet dhe në veçanti në fushat e Corso Vercelli dhe Piazza della Repubblica.

Arsyet e dorëzimit

Një ekspert i drogës, analist i thellë i skenarëve ndërkontinentalë sugjeron këtë lexim: “Zakonisht, nëqoftëse ju jeni të frikësuar dhe në rrezik për tu vrarë, ju jeni të detyruar të kërkoni ndihmë në polici. Ose mbrojtja juaj është thyer dhe ju keni si mbrojtje insitucionet. Më mire në burg sesa në arkivol, dhe skenari i tretë është që të dërgoni një mesazh të drejtëpërdrejt për bashkëpunëtorët e biznesit tuaj.

Përshkallëzimi

Në fillim ishte shfrytëzimi i prostitucionit, gjatë viteve 90. Emigracioni i parë masiv nga Shqipëria solli njerëz të mire dhe kriminelë të arratisur nga burgjet. Disa banditë investuan paratë tek droga, kryesisht tek marijuana. Në pesë vitet e fundit, ka një investim në kokainë dhe aleancat me Ndragetën dhe kolumbianët. Balili arriti të ngjitej i mbuluar nga shteti dhe me një mbështetje edhe në Milano. Mbetet të shihet nëse qeliza do të qëndrojë e heshtur, ose për tu mbrojtur do të nisë të këndojë, për të tërhequr dike tjetër në këtë situate. /Shqiptarja.com

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit, Policia shpëton 2 turiste holandeze! Njëra prej tyre kishte dëmtuar këmbën

21:04 / June 26, 2026

Miratohen ndryshimet në ligjin për SHISH dhe dy projektrezoluta

20:36 / June 26, 2026

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:58 / June 25, 2026

Grabitën banesën dhe kërcënuan me thikë pronarët, arrestohen dy të rinj në Tiranë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

13:55 / June 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.