Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 është përhapur me shpejtësi të madhe në të gjithë botën. Shumë shtete kanë shënuar numër të lartë jo vetëm të personave të infektuar me virusin vdekjeprurës, por edhe shumë viktima. Një studim i Universitetit “John Hopkins” thekson se janë dy milionë persona të infektuar me këtë virus të ri. Covid-19 iu ka marrë jetën në total mbi 128 mijë personave ndërsa të shëruarit prej tij janë mbi 500 mijë.
Në vendin e parë për numrin më të madh të të prekurve renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat numërojnë mbi 609 mijë persona të infektuar, 26 mijë prej të cilëve kanë humbur jetën.
E dyta renditet Spanja me 177 633 persona të infektuar dhe mbi 18 mijë viktima dhe e treta Italia me 162 mijë raste dhe 21 mijë viktima. Kina, vendi nga shpërtheu dhe pandemia e koronavirusi të ri, raporton mbi 83 mijë të prekur dhe 3346 humbje jete, ndërkohë që rastet e reja me Covid-19, më së shumti janë të importuara nga vendet e tjera. Ndërsa të shëruar nga virusi COVID-19 janë 492 482.
Sipas Universitetit “John Hopkins” ka pasur një shtrirje të gjerë gjeografiku, ku tashmë koronavirusi ka prekur mbi 185 shtete në të gjithë botën.
