Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 1961 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 230 qytetarë, në këto bashki: 124 në Tiranë, 25 në Berat, 10 në Fier, 8 në Vlorë, Sarandë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Kurbin, Durrës, Kavajë, Dimal, 3 në Krujë, Mat, Këlcyrë, 2 në Mallakastër, Delvinë, Përmet, Kolonjë, Gramsh, 1 në Kukës, Has, Lezhë, Dibër, Bulqizë, Roskovec, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar.
Janë 8,012 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 11 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 51 vjeç nga Kruja, një qytetar 67 vjeç nga Vlora, një qytetar 69 vjeç nga Tirana, dy qytetarë nga 70 vjeç nga Pogradeci dhe Lushnja, një qytetar 73 vjeç nga Gramshi, dy qytetarë nga 74 vjeç nga Kavaja dhe Berati, dy qytetarë 78 vjeç nga Durrësi dhe Korça, një qytetar 79 vjeç nga Fieri.
Janë shëruar 266 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,377 që nga fillimi i epidemisë.
