Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

COVID-19/ Anulohen të gjitha aktivitetet kulturore, ministrja Margariti: 5 mënyra si të mbroni familjen

16:16 / March 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
margariti 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, reagon pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, duke bërë publike dhe masat e qeverisë lidhur me aktivitetet kulturore. Ministrja njofton në “Facebook” se do të anulohen të gjitha aktivitetet kulturore, që parashikojnë mbledhjen në salla të mbyllura të një numri të madh spektatorësh, si koncerte, shfaqje teatrale, opera apo balet.

Mesazhi i ministres: Pas identifikimit të dy rasteve të para të koronavirusit, në Shqipëri, Qeveria ka vënë në lëvizje masat e planifikuara, sipas protokollit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në kuadrin e këtyre masave, të gjitha aktivitetet kulturore, që parashikojnë mbledhjen në salla të mbyllura të një numri të madh spektatorësh, si koncerte, shfaqje teatrale, opera apo balet, do të anulohen. Do të monitorohen të gjitha institucionet dhe do të merren të gjitha masat për të mos krijuar grumbullime njerëzish, si në salla muzesh, ekspozita etj.

🙏Të ruajmë qetësinë, shëndetin tonë dhe të të arfërmve, duke respektuar dhe ndjekur të gjitha këshillat, që jep OBSH, nëpërmjet Ministrisë sonë të Shëndetësisë.

📍Po ndajmë me ju 5 mënyra për të mbrojtur familjen nga COVID-19:

▪️Nëse jeni të sëmurë, qëndroni në shtëpi për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

▪️Mbuloni hundën dhe gojën gjatë kollitjes dhe teshtitjes.

▪️Shmangni prekjen e fytyrës dhe lani duart sa më shpesh me ujë të ngrohtë dhe sapun.

▪️Mbani distancë nga njerëzit që kolliten apo teshtijnë.

▪️Lexoni të gjithë informacionet zyrtare lidhur me COVID-19.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.