Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

COVID-19, Franca sërish nën bllokim mbarëkombëtar

08:39 / March 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
confinement coronavirus police paris tour eiffel 154606 0@1x 696x392 1 e1616110695512
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 20 milionë francezë, përfshirë banorët e rajonit të Parisit, do të jenë sërish nën një bllokim mbarëkombëtar nga e premtja dhe për një muaj, me kushte më fleksibël, sesa të mëparshmit, njoftoi në mbrëmje qeveria.

Përballë përshpejtimit të epidemisë në Francë, me 35 000 raste të reja në 24 orët e fundit dhe ndërsa vendi i afrohet pragut të tmerrshëm të 100 000 vdekjeve, kryeministri Jean Castex njoftoi “masa të reja masive për frenimin e epidemisë, duke filluar nga mesnata e së premtes dhe për katër javë”.

Ato do të aplikohen në 16 departamente, përfshirë Parisin dhe rajonin e tij.

Megjithatë, Castex specifikoi se shkollat ​​do të mbeten të hapura, si edhe bizneset që shesin produkte thelbësore, përfshirë libraritë.

“Në lidhje me udhëtimet jashtë shtëpisë, në veçanti për të marrë ajër, për të ecur, për të ushtruar sporte, ata do të mbikëqyren, por sipas rregullave më fleksibël sesa në mars dhe nëntorin e kaluar, gjatë dy bllokimeve të para në Francë”, theksoi ai, duke cilësuar se udhëtimet midis rajoneve do të jenë të ndaluara.

Shtetrrethimi, aktualisht në fuqi nga ora 17:00, do të kthehet sërish në orën 18:00.

Këto kufizime të reja vijnë pothuajse një vit pas njoftimit nga presidenti Emmanuel Macron të bllokimit të parë, që më pas u zbatua në të gjithë territorin dhe në një mënyrë shumë më të rreptë, veçanërisht me mbylljen e shkollave.//ATSH

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Rusia e hapur për takim Putin-Trump-Xi në samitin e APEC në Kinë

10:23 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.