Gjermania ka rënë dakord të blejë 30 milion doza të vaksinës ruse Sputnik V kundër COVID-19, ka deklaruar kreu i landit dhe qeverisë së Saksonisë. Ministri i shëndetësisë Jens Spahn tha në fillim të këtij muaji se Gjermania ishte duke negociuar me Rusinë mbi një marrëveshje blerje paraprake të Sputnik V, raporton Reuters.
Dozat e vaksinës ruse do të vijnë pas marrje së miratimit edhe nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), për të cilën Kretschmer tha se shpreson të ndodhë deri në muajin e ardhshëm.
Vaksina Sputnik V aktualisht është e regjistruar në 61 vende por nuk ka marrë ende dritën jeshile nga EMA. Vaksina Sputnik V është 91,6% efektive, në bazë të rezultateve të provës klinike të Fazës III të botuara në The Lancet. Efektet anësore më të zakonshme janë sëmundjet e ngjashme me gripin, dhimbje në vendin e injeksionit, dhimbje e kokës dhe mungesa e energjisë.
Deri më tani, BE ka miratuar vaksinën nga Moderna, Oxford / AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Pfizer / BioNTech. Sputnik V, nëse miratohet, do të ishte vaksina e parë jo-perëndimore që do të shpërndahej në të gjithë bllokun dhe mund të shkaktonte ndashmëri.