Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bën të ditur se do të vijojë punën online deri në 6 nëntor për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.
“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) njofton se duke filluar nga data 30.10.2020 deri në datën 6.11.2020, do te kufizoje kryerjen së veprimtarisë dhe vijimin e punës vetëm në distancë (online) nga të gjitha strukturat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me përjashtim të zyrës së arkivë – prokotokollit.
Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se gjatë kësaj periudhe veprimtaria e KPK do të vijojë pa ndërprerje, përmes platformave zyrtare online, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e infeksionit si dhe të sigurohet shëndeti i punonjësve.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit informon se denoncimet nga qytetarët do të vijojnë të pranohen online përmes postës zyrtare elektronike”, njofton KPK.
Dy ditë më parë tirananews.al bëri të ditur se janë infektuar katër komisionerë dhe këshilltarë të këtij institucioni, çka solli dhe në këtë vendim të KPK-së.
Lexo edhe- COVID-19 “pushton” KPK-në, të infektuar komisionerë dhe këshilltarë
