Koronavirusi i ka marr jetën pedagogut të universitetit të Gjirokastrës, Luis Seiti në moshën 37-vjeçare.
Lajmin e hidhur e bën të ditur ish deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo. Prej ditësh Seiti po merrte mjekim në ambientet e shtëpisë së tij, ndërsa mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë. Para 3 ditësh ai kishte përfunduar karantinën, ndërkohë ishin prekur edhe prindërit e tij.
“Me keqardhje të madhe mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Luis Seiti, pedagog në Universitetin e Gjirokastrës.
Ngushëllimet e mia më të thella familjes, miqve dhe të afërmve.
Covid-19 po u merr jetën edhe moshave të reja. Pandemia po merr përmasa edhe më të frikshme. Mjaft me fjalë boshe duhet strategji për të mbrojtur sa më shumë jetë.
Nuk mund të lihet situata në rënie të lirë. Siguroni vaksina. Kufizimi i orarit dhe maskat nuk mjaftojnë.
Janë në rrezik jetë njerëzish dhe shëndeti publik.
Për 11 muaj nuk vutë në zbatim asnjë strategji. Lini propagandën dhe krijoni urgjentisht një strategji efektive që të mos dëgjojmë lajme të tilla humbje jete që na trishtojnë e pikëllojnë të gjithëve.”, njofton ish-deputeti Tavo.
