Koronavirusi i ka marrë sot jetën punonjësit të RTSH Korçës, Rifat Kacidhja.
Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë dhe kolegët e tij përmes dedikimeve prekëse në rrjetet sociale.
“Ditë e zezë për ne…Humbëm njeriun tonë të dashur Fatkën (Refat Kacidhja) . Nuk i mbijetoi dot kolerës të pamëshirshme që ka pushtuar planetin. Prehu në paqe vëlla ..!!!”, shkruan koreografi Bardhi Pojani.

