Ka pasur një kërkesë të shtuar për çokollatë të zezë që nga fillimi i koronavirsit të ri dhe ekspertët mendojnë se kjo qasje do të vazhdojë të shtohet në treg. Sipas kompanisë së studimit të tregut, Research and Markets, tregu global i çokollatës është gati të arrijë në 139.94 miliardë dollarë deri në vitin 2024 ndërsa kërkesa për çokollata premium po rritet.
Sipas kompanisë ngjarjet e fundit nxitën edhe kërkesën për çokollatë. Sipas të dhënave shumica e konsumatorëve janë kthyer nga markat dhe alternativa e çokollatës së zeze, pa përbërës të tjerë shtesë janë tepër të kërkuara, të cilat tashmë po shihen si një produkt me përfitime të mëdha shëndetësore.
Sipas dietologut Mayuri Bhawan, për të kuptuar përfitimet e çokollatës së errët, duhet fillimisht të kuptojmë procesin e përbërjes duke nisur nga fara e kakaos që përdoret.
“Shumica e çokollatave Premium janë bërë nga kakao, të cilat janë korrur një nga një dhe janë pjekur në një temperaturë të caktuar. Më pas vijon prodhimi për produkte të ndryshme si çokollata e zeze, gjalpi i kakaos e të tjera. Për shembull, dallimi mes çokollatës së qumështit dhe çokollatës së zezë, është pjesa e kakaos së përdorur. Gjithashtu,tek çokollata e zezë nuk e përdoret qumështi si përbërës,” tregon Bhawan.
Në mënyrë tipike, çokollata me qumësht përmban 10-12% kakao, ndërsa çokollata e zezë duhet të përmbajë jo më pak se 35%. Sa më i lartë niveli i kakaos, aq më e errët është çokollata dhe aq më të shumta janë përfitimet shëndetësore që sigurojnë. Ekspertët e shëndetit në Britani kanë theksuar se njerëzit po kërkojnë më shumë çokollatë të zezë gjatë kësaj periudhe pasi fara e kakaos përmban disa minerale të cilat janë të domosdoshme për shëndetin, nisur që nga funksioni normal i zemrës. Këto minerale janë magnez distik, kalium, kalcium dhe bakër.
Postime te ngjashme
Add A Comment