Në Europë koronavirusi vijon të jetë problematik. Italia është bërë sërish shteti më i prekur nga Covid-19 edhe në këtë valë të dytë.
Së fundmi janë regjistruar 31.758 raste të reja me këtë virus, duke e çuar në 679.430 numrin e përgjithshëm të të prekurve që nga fillimi i pandemisë.
Fatkeqësisht kanë humbur jetën 297 qytetarë, shifër e cila e ka çuar në 38.618 numrin total të jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë.
