Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Covid-19/ MSH përditëson të dhënat: 629 raste të reja dhe 13 viktima në 24 orët e fundit

18:12 / March 9, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
covid
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria ka regjistruar ditën e sotme 629 raste të reja dhe 13 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Shumica e rasteve ndodhet në Tiranë, 257 teksa ndjek Shkodra me 48. Sa i përket viktimave, 3 pacientë humbën jetën në Tiranë, 2 në Vlorë dhe nga 1 në Durrës, Shkodër, Fier, Lushnje, Përmet, Tepelena, Librazhd e Gramsh.

Sa i përket vaksinimeve, janë 636 qytetarë që kanë marrë dozën vetëm në 24 orët e fundit ndërsa 897 pacientë fituan betejën me COVID-19.

NJOFTIMI NGA MSH

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 636 të vaksinuar, 3197 testime, 897 të shëruar, 629 raste të reja dhe 13 humbje jetë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 636 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 20,911 vaksinime.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3197 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 629 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 257 raste në Tiranë, 48 raste në Shkodër, 24 raste në Lushnje, 22 raste në Librazhd, 21 raste në Durrës, 20 raste në Korçë, 19 raste në Elbasan, 18 raste në Berat, 17 raste në Fier, 16 raste në Lezhë, 14 raste në Vlorë, Mirditë, Kuçovë, 11 raste në Krujë, Gjirokastër, 10 raste në Pogradec, 8 raste në Kavajë, Tepelenë, 6 raste në Kukës, Përmet, Malësi e Madhe, 5 raste në Mallakastër, Kolonjë, 4 raste në Devoll, Pukë, Kamëz, 3 raste në Kurbin, Divjakë, Prrenjas, Cërrik, 2 raste Rrogozhinë, Sarandë, Dibër, Peqin, Memaliaj, Gramsh, Shijak, 1 rast në Has, Tropojë, Mat, Vau Dejës, Fushë- Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Skrapar, Vorë, Poliçan, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 897 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 76,784 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 661 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 57-85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombët are për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (9 Mars 2021)

Raste të reja ditore 629

Të shëruar në 24 orë 897

Të shtruar në spitale 661

Humbje jete në 24 orë 13

Testime ditore 3197

Testime totale 495,041

Raste pozitive 114,209

Raste të shëruara 76,784

Raste Aktive 35,456

Humbje jete 1,969

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23475

Fier 2546

Vlorë 1693

Durrës 1651

Shkodër 1337

Gjirokastër 1255

Korçë 881

Elbasan 701

Lezhë 702

Berat 553

Dibër 348

Kukës 314

covid MSH
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.