Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 37 raste, komuna e Istogut 8 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Rahovec, Klinë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Suharekë, Viti dhe Vushtrri.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 69 raste të reja me koronavirus në vend dhe numri në toatl i të prekurve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 2.432 persona.
Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 75 persona të prekur nga koronavirusi dhe numri në toatl i personave që kanë fituar betejën me Covid-19 ka shkuar në toatl 1.246 raste.
