Gjashtë punonjës kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në hipotekën e Korçës, çka ka sjellë pezullim të punës së institucionit dhe karantinim të kolegëve të tyre.
ISHP ka kërkuar mbylljen e këtij institucioni, pasi shifra e punonjësve të infektuar ka arritur në 8 persona. 2 punonjëset e para që rezultuan pozitive u identifikuan në datën 15 Tetor.
Drejtoresha e ASHK-së Besa Spaho ka urdhëruar mbyllje nga data 21 deri në datën 25.
Sakaq i janë marrë tamponët edhe të gjithë punonjësve të tjerë, në një kohë që personeli do të karantinohet deri në ditën e hënë kur edhe nis shërbimi për qytetarët.