Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që ndryshon rregullat e miratuara në aktin normativ për pandeminë COVID-19.
Kështu, tashmë të gjitha televizionet që do të shkelin rregullin për të respektuar distancën e sigurisë në studiot televizive, do të gjobiten me 1 milionë lekë të reja, dhe në rast përsëritjeje, Autoriteti i Mediave Audio-vizive ka të drejtë të mbyllë sinjalin.
