Twitter ka riforcuar rregullat për të luftuar kundër dezinformimit mbi pandeminë, duke zgjeruar llojet e mesazheve sinjalizuese për përdoruesit potencialisht mashtrues ose të diskutueshëm.

Rrjetet sociale rivalizojnë përpjekjet për të kundërshtuar valën e lajmeve të rreme, teorive të komplotit, zërave dhe shërimet e rreme që pushtuan faqet e internetit për disa javë.

Twitter u sulmua në mars për deklaratat e drejtpërdrejta në kundërshtim me rekomandimet e autoriteteve shëndetësore.

“Tashmë, ne do të përdorim etiketa dhe mesazhe paralajmëruese për të dhënë shpjegime shtesë dhe sqarime në situata kur tweet-et kanë më pak të ngjarë të dëmtojnë, por prapë mund të shkaktojnë konfuzion ose mashtrojnë njerëzit”, theksoi platforma në një komunikatë.

Rrjeti social fshiu në muajin prill mesazhe të dëmshme, si ato që kërkonin shkatërrimin e antenave 5G, që sipas teorive të komplotit e lidhnin këtë teknologji të re me përhapjen e koronavirusit).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here