Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Covid-19, ushtar i Allahut…’ Shpartallohet celula terroriste shqiptare në Itali, financonin imamin e dënuar në Tiranë

15:57 / March 14, 20225 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
imi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Covid-19 u përkufizua si “një ushtar i vogël i Allahut, i dërguar në tokë për të ndëshkuar jobesimtarët perëndimorë”, ndërsa Ukraina, ishte një tokë nga e cila “duhej marrë gaz”.

Në bisedat e tyre kishte referenca të vazhdueshme në lidhje me aktualitetin…

Katër shqiptarë, të cilët banonin prej vitesh në Itali, janë arrestuar nga policia në provincat e Barit dhe Cuneos, me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar.

Hetimet e Prokurorisë së Barit, kanë çuar në identifikimin e një celule terroriste të pranishme në Itali dhe shumë të rrezikshme.

Hetimet

Sipas gazetës italiane “Corriere della Sera”, ata dyshohet se kanë mbledhur dhe dërguar para në formën e bamirësisë për të financuar aktivitetin terrorist të imamit të xhamisë “Xhamia e Letrës” në Kavajë, Genci Abdurrahim Balla, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me organizatën terroriste ISIS, duke u dënuar nga drejtësia shqiptare në nëntor 2016 me 17 vjet burg për akuzën e rekrutimit të dhjetëra luftëtarëve të dërguar në Siri.

Mes të tjerash, “Corriere”, raporton se katër shtetasit shqiptarë janë me banim në zonën e Barit, rajoni i Puljias.

Emrat dhe roli i shqiptarëve

Në arrest shtëpie, kanë përfunduar Yljan Muça, 31 vjeç, Roland Lleshi, 37 vjeç, Elsio Ramku, 33 vjeç dhe Roland Belba, 37 vjeç, banues në Bari, Adelfia dhe Rutigliano.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Barit, Muça do të ishte promotori i nismës së grumbullimit të parave, Lleshi dhe Ramku kishin rolin e ndërmjetësit dhe Belba, kunati i Muçës, në bashkëpunim me dy persona të tjerë në Shqipëri, do t’i kalonte materialisht paratë përmes kanaleve të pa gjurmueshme.

Në një rast të dërgimit të parave, pala italiane thotë se ato ishin futur në një qese të fhehur në një kamion në bordin e një trageti që do të mbërrinte në Shqipëri.

Gjatë dy viteve të fundit, udhëtimet e shqiptarve janë dokumentuar çdo dy muaj. Faktet e mbledhura datojnë në periudhën midis majit dhe korrikut 2020.

Yljan Muça akuzohet gjithashtu për veprën e penale të nxitjes së terrorizmit për shpërndarjen përmes një bisede në Ëhatsapp (në të cilin kishte nisur mbledhjen e parave), për linkun e një videoje, për arrestimin e 40 të dyshuarve të lidhur me ISIS-in “me fotot e disa imamëve, përfshirë Genci Abdurrahim Ballën – lexohet në dosjen hetimore, – me pasojë riformulimin dhe ekzaltimin e sjelljes së tyre dhe të arsyeve për ndalimi e tyre, duke mbajtur qëndrim nga aksioni policor”.

Covid 19, “ushtar i vogël i Allahut”

Katër të arrestuarit, sipas raportit të policisë që i referohet “Corriere”, do të kishin nxjerrë në pah, gjatë hetimeve, një vërtetim fetar radikal, sipas të cilit, edhe Covid 19, në përputhje të përsosur me disa teori xhihadiste, duhej të konsiderohej “një ushtar i vogël i Allahut”, i dërguar në Tokë për të ndëshkuar mosbesimin e perëndimorëve.

Përgjimet: Perëndimi kërkon gaz nga Ukraina

“Ka shumë biseda në të cilat analizohen ngjarjet ndërkombëtare. Është një që ka goditur veçanërisht në korrik 2020, sepse, pas njëfarë kohe, leximi i sotëm ka një efekt të caktuar: flasim për Ballkanin dhe Ukrainën, në një vizion të kundërshtimit ekstrem mes Perëndimit dhe Lindjes”, tha zëvendës-prokurori i Barit, Francesco Giannella.

“Flitet për një përvetësim të Ukrainës nga perëndimorë, – shpjegoi Giannella, – që synon përvetësimin e gazit ukrainas. Nuk shërben për të bërë një lexim të aktualitetit, kjo është e qartë, por na bën të kuptojmë se cili është nënkuptimi kulturor dhe bindshëm që gjarpëron në mjedise të caktuara, të cilat çdo ngjarje ndërkombëtare, e shohin si një ngjarje të kontrastit ekstrem mes Perëndimit dhe Lindjes”.

Një jetë normale në Itali

Të dyshuarit kishin një jetë në dukje normale: të integruar mirë në qytet, njëri prej tyre kishte marrë nënshtetësinë italiane dhe punonte në sektorin e agrikulturës.

Hetimet u kryen duke përdorur teknikat më moderne të monitorimit të internetit dhe bënë të mundur zbulimin se në bisedën e dyshuar video dhe audio të propagandës pro-xhihadiste, shpërndaheshin me përkthim nga arabishtja në shqip.

Ndër dokumentet e dosjes, ishin edhe komunikata e ish-udhëheqësit të Shtetit Islamik, Abu Bakar Al Baghdadi dhe pasardhësi i tij, Ebu Ibrahim El Hashini El Kureshi, të dy të vrarë nga forcat amerikane në Siri dhe Irak.

Genci Balla, i dënuar në vitin 2016 nga drejtësia shqiptare si pjesë e grupit të xhihadistëvepër rekrutimin e disa personave në Siri
Kush është Genci Balla?

Genci Balla është dënuar me 17 vite burg në vitin 2016, si pjesë e grupit të xhihadistëve për rekrutimin e disa personave dhe për dërgimin e tyre në Siri.

Në 3 maj 2016 Gjykata e Shkallës së Parë dënoi një grup prej nëntë personash, ku bënte pjesë edhe Genci Balla dhe Bujat Hysa, me 126 vite burg gjithsej.

Të pandehurit e tjerë, Edmond Balla, Orion Reçi, Zeqir Imeri, Astrit Tola, Fadil Muslimani dhe Verdi Morava u shërbenin dy imamëve si në gjetjen e ushtarëve të gatshëm për luftën e Allahut, ashtu edhe në mbajtjen e kontakteve mes tyre dhe Genci Ballës.

Balla, imami i vetëshpallur i Xhamisë së Unazës së Re në Tiranë, ndodhet prej muajsh në regjimin e shpër “41 Bis”.

“Gjatë predikimeve të Genci Ballës, sidomos në faljet e së premtes, ai u mbushte mendjen besimtarëve se lufta në Siri ishte një kauzë e drejtë, bëhej në emër të Allahut dhe secili mysliman i devotshëm e ka për detyrë të ndihmojë në këtë luftë”, – thuhej në dosjen e Prokurorisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori Wendt takim me Begajn në Presidencë

11:08 / September 26, 2026

“Muri i Lartë”/ Operacion i SPAK në Shkodër e Tiranë, arrestohet Bledar Çafi, kërkohet Indrit Dokle

11:00 / September 26, 2026

Shtatori sjell borën e parë, zbardhen bjeshkët e Tropojës

10:52 / September 26, 2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Rinas 53-vjeçari nga Ukraina

10:30 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.