Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“COVID është kthyer në tragjedi për shqiptarët”, eksperti i Shëndetit ngre alarmin: Çfarë do të thonë kur të arrijmë…

11:50 / December 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5fccb4667344d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Epidemiologu Erion Dasho përmes një postimi në rrjetet sociale ka ngritur alarmin se në vendin tonë po ndodh një tragjedi me numrin e të vdekurve nga Covid-19.Dasho ka listuar disa arsye se çfarë do të thotë kur numri i vdekjeve nga koronavirusi ka arritur 15 deri në 20 në ditë.

Ai thotë se numri i rasteve është diku midis 4 dhe 5 mijë në ditë, por sipas tij nëse kap vetëm 700-800, do të thotë se nuk teston.

Më tej ai shprehet se ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu po bën propagandë dhe nuk po merret me tragjedinë që po ndodh.

Postimi i plotë:

NJË TRAGJEDI NË ZHVILLIM TË PLOTË!

Kur numri i vdekjeve nga COVID ka arritur 15-20 çdo ditë, kjo do të thotë se:

1. Numri i rasteve është diku midis 4 dhe 5 mijë në ditë. Në se kap vetëm 700-800, do të thotë se nuk teston!

2. Çdo ditë kanë nevojë të shtrohen në spital rreth 200-250 persona. Në se nuk shtrohen, do të thotë se i ke lënë në shtëpi pa kujdes shëndetësor!

3. Çdo ditë kanë nevojë për kujdes reanimator rreth 50-60 persona. Në se kjo nuk ndodh, tregon se nuk ke mjaftueshëm shtretër reanimatorë, pajisje dhe personel!

Me këto duhet të merret ministrja Manastirliu dhe jo të bëjë propagandë me 400 mijë testet e shpejta që duhej t’i kishte sjellë që në shtator!

Me këto duhet të merret kryeministri sepse edhe sikur takimet e veta “sy më sy” të bëjnë çudinë, deri sa të nisë vaksinimi, rrezikojnë që vetëm zyrtarisht të kenë vdekur disa qindra (për të mos thënë mijëra) shqiptarë!

15 humbje jete në ditë, do të thotë 450 humbje jete në muaj, ose 1,350 humbje jete të deklaruara zyrtarisht deri në fund të dimrit!!!

Mendo për humbjet e jetës që manipulohen dhe nuk raportohen!!!

Mendo për ata që humbin jetën në shtëpi!!!

COVID është kthyer në tragjedi për shqiptarët në sajë të papërgjegjshmërisë së atyre që na drejtojnë!

Koha është për veprim dhe jo për demagogji e manipulime!!!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.