Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ç’po ndodh me Covid-19 në vendin tonë? Fico jep detajet e rëndësishme: Ja për çfarë dyshojmë

10:36 / February 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
covid 21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas arritjes së 7.020 dozave vaksinash nga kompania BioTech-Pfizer në Shqipëri në procesin e vaksinimit janë përfshirë Tirana, Vlora dhe Shkodra si pika kyçe dhe ndërkohë vaksinime po kryhen edhe në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër, thotë në një intervistë për DË drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico. Sipas saj vaksinimi po kryehet pa probleme.

Në “Planin Kombëtar të Vaksinimit anti Covid-19” janë përcaktuar qartë grupet prioritare të popullsisë që do të marrin së pari vaksinën. Sipas tij, ka filluar vaksinimi i personelit të vijës së parë të luftës kundër virusit covid-19, pra ata në spitalet anti covid, personeli i urgjencave, i reparteve të reanimacionit në spitalet e anti covis. Në të njëjtën kohë me vaksinimin e këtyre grupeve po bëhet edhe vaksinimi i personave që ndodhen në qendrat rezidenciale të të moshuarve.

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje të drejtëpërdrejtë me BioNTech-Pfizer dhe pret që të vijnë 500 mijë doza. “Ndërkohë kemi nënshkruar edhe një marrveshje me COVAX për një milion e njëqind e katërmbëdhjetë mijë doza vaksinash, që janë parapaguar me një fond prej 3,9 milion dollarë. Po punohet në mënyrë intensive për të siguruar edhe marrëveshje të tjera të drejtëpërdrejta me prodhues të vaksinave anti Covid-19, që kanë kaluar filtrin e rregullatorëve striktë si Food and Drug Administration ,( FDA) apo European Medicine Agency, (EMA)” – thotë prof. Albana Fico.

Dyshime për arritjen e mutacioneve të virusit Covid-19 në Shqipëri

Bazuar ne testimet që kryhen në laboratorin e Virologjisë të Institutit të Shëndetit Publik ka dyshime të arsyeshme se në Shqipëri qarkullojnë ndërkohë shtamet mutante të virusit Covid-19 që njihen si virusi britanik apo afrikano jugor. Drejtorja e këtij institucioni thtë se “kemi seleksionuar dhe dërguar mostra në laboratorë reference jashtë vendit dhe jemi në pritje të rezultateve.”

Manipulim testesh?

Pyetjen e DË nëse ka gjasa që rezultati i testeve që bëhen në Shqipëri për të ditur nëse je i infektuar ose jo me virusin Covid-19 mund të manipulohen, sikurse pretendohet në një lajm të botuar ditët e fundit në mediat greke, Albana Fico e kundërshton./DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reagon për herë të parë babai i Edi Kuçit / “E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen”

13:26 / September 7, 2026

Transportonin emigrantë të paligjshëm në Shqipëri, arrestohen dy persona në Elbasan

13:20 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026

Zjarret në vend/ 14 vatra ende aktive, luftë nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve

11:38 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.