Dikur një nga bashkëpunëtoret e tij më të ngushta, duket se sëfunmdi Grida Duma ka filluar që të shprehë hapur rezerva për lidershipin e PD-së. Kjo jo vetëm sa i takon përgatitjeve të PD-së për betejën e ardhshme politike, por edhe për vetë procesin e zgjedhjeve brenda kësaj force. E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka lënë të kuptohet se ka pakënaqësi rreth procesit të zgjedhjeve në PD. Pak ditë më parë, edhe Ervin Salianji ka shprehur disa pakënaqësi.
A është Kryesia e re e gatshme që të fitojë zgjedhjet?
Qartësia e parë është që kanë përgjegjësinë për arritjen e suksesit. Nuk e paragjykojë dot sot, pasi janë njerëz që kanë qenë drejtues në dikastere.
Dolën nga një numërim transparent?
Unë nuk shikoj këtë çështje, unë shikoj se mekanizmit për të qenë fitues, ku është gara. PA dhënë garën dhe kushtet e garës, nuk mund të shohim dot se kush fiton. Gjithçka tjetër i takon kryetarit të PD.
A ishte transparente?
Unë nuk kam qëndruar aty.
Cilat janë kritikat tuaja për kreun e PD?
Të gjitha bisedimet që unë i quaj konstruktive, janë diskutime që janë të brendshme. Unë këtë parim e kam që prej kohësh. E vetmja gjë që them unë, është se eksperienca nuk duhet të përsëritet në të keqen e vet. / tirananews.al
