Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Çrregullimet e Autizmit, si t’i dalloni simptomat

17:59 / April 4, 20225 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
autizem
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autizmi është një çrregullim i zhvillimit të fëmijës që zakonisht shfaqet gjatë tre viteve të para të jetës dhe përfshin një spektër të gjerë sjelljesh. Por, tiparet kryesore janë keqfunksionimi i ndërveprimeve sociale, aftësive komunikuese, dhe sjelljeve të kufizuara e përsëritëse. Një fëmijë autik përshkruhet nga familjarët, si: një fëmijë që duket sikur jeton në botën e tij, duke treguar interes të pakët për praninë e të tjerëve dhe ndërveprimin me ta. Afërsisht 15-20 nga 10 mijë fëmijë të lindur, më vonë diagnostikohen me autizëm. Autizmi shfaqet 3-4 herë më shpesh tek djemtë se sa tek vajzat. Në botë dhe në Shqipëri, shpeshtësia e shfaqjes së autizmit tek fëmijët është gjithnjë në rritje, kjo si pasojë e përmirësimit të metodave diagnostikuese, pranisë së faktorëve të panjohur mjedisorë apo të brendshëm, etj.

Autoritetet e Institutit të Shëndetit Publik sqarojnë se shkaqet e sakta të këtyre keqfunksionimeve tek fëmijët janë ende të panjohura, ndonëse ka patur studime të shumta në këtë fushë. Dyshohet se në shfaqjen e autizmit mund të ndikojnë një sërë faktorësh, si: incidenca gjatë shtatzanisë, komplikacione gjatë dhe ose pas lindjes, faktorë neuro-biologjikë, siç mund të jenë defiçite sensiorale, të vigjilencës, ekuilibrit, faktorë gjenetik, etj. Gjithsesi marrëdhëniet prindërore nuk janë shkak në shfaqjen e autizmit.

Në Ditën Botërore të Autizmit që u shvillua të shtunën (2 prill) ekspertëte shëndetit publik lëshuan apelin se ndërhyrjet e hershme, ofrojnë mundësi më të mira për të mbështetur një zhvillim të shëndetshëm dhe për të përfitime të dobishme përgjatë gjithë jetës tek personat që janë diagnostikuar me autozëm. Sipas tyre, kjo ditë synon që të rrisëndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm. Vlerësohet se 1 për qind e popullatës globale është autike.Ka patur një shqetësim të konsiderueshëm publik, si dhe vëmendje të konsiderueshme mediatike lidhur me lidhjen e mundshme ndërmjet autizmit dhe vaksinave. Studime të shumta shkencore, janë përqendruar në këtë çështje, dhe së fundmi është arritur në përfundimin që vaksinat nuk janë të lidhura me autizmin. Gjithashtu, njihen edhe shumë rreziqe shëndetësore të lidhura me mosvaksinimin.

Nga se shkaktohet autizmi?

Shumë studime janë përpjekur t’i japin përgjigje kësaj pyetjeje. Në pak raste autizmi është shenjë e një problemi gjenetik, i tillë si “X i Brishtë”, megjithatë në shumë raste nuk njihen shkaqet. Aktualisht, autizmi mendohet se shkaktohet nga nga një kombinim i gjeneve dhe faktorëve mjedisorë. Ende nuk nuk ka të dhëna që autizmi shkaktohet nga diçka që prindërit kanë apo nuk kanë bërë para apo gjatë shtatzënisë, apo ndërsa kujdesen për fëmijën e tyre.

Vendosja e diagnozës për autizimin?

Diagnoza e autizmit bazohet në sjelljet e fëmijës. Aktualisht, nuk ka ndonjë test mjekësor (për shembull analizë gjaku, rreze x, etj) që do të ndihmonte në diagnostikimin e autizmit. Mjekët mund të këshillojnë teste gjenetike për të gjetur një shkak gjenetik, si dhe mund të rekomandojnë teste apo studime të tjera që ndihmojnë në përcaktimin e kushteve të tjera shëndetësore të cilat mund të jenë të pranishme. Kur profesionistët konstatojnë se fëmija ka autizëm apo diagnoza të lidhura me të, problemet vlerësohen në tri hapësira: ndërveprimi social, komunikimi dhe sjelljet/interesat jo të zakonshme.

Format më të shpeshta se si shfaqet autizmi

Autizmi nuk klasifikohet më si një çrregulim i vetëm, por si një spektër çrregullimsh të quajtura Çrregullime të Spektrit të Autizmit, ku përfshihet: Çrregullimi i Autizmit, Sindroma Asperger, Çrregullimi Disintegrativ, Sindroma Rett, dhe Çrregullimi i Autizmit i Paspecifikuar Gjetiu. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuara karekteristikat që duhet të dini për shfaqjen e secilës prej tyre. Sa më shpejt të vendoset diagnoza për çrregullimin e autizmit, aq më shpejt individi mund të marrë ndihmën dhe mbështetjen e duhur.

SIMPTOMAT

Autizmi karakterizohet kryesisht nga ndërveprimet e tij unike sociale, mënyrat jostandarde të të mësuarit, interesat e mprehta në lëndë specifike, prirja për rutina, sfidat në komunikimet tipike dhe mënyrat e veçanta të përpunimit të informacionit shqisor.
Simptomat kryesore të autizmit janë:

sfidat e komunikimit social
sjelljet e kufizuara, të përsëritura.
Simptomat e autizmit mund të:

fillojnë në fëmijërinë e hershme (edhe pse mund të mos njihen)
vazhdojnë dhe ndërhyjnë në jetën e përditshme.

AUTIZMI SHOQËROHET GJITHASHTU ME SHKALLË TË LARTË TË DISA GJENDJEVE TË SHËNDETIT FIZIK DHE MENDOR

Sfidat e komunikimit social

Fëmijët dhe të rriturit me autizëm kanë vështirësi në komunikimin verbal dhe joverbal. Për shembull, ata mund të mos kuptojnë ose përdorin siç duhet karateristikat në vijim si:Gjuhën e folur (rreth një e treta e njerëzve me autizëm janë joverbalë), gjestet, kontaktin me sy, shprehjet e fytyrës, tonin e zërit, shprehjet nuk synohen të merren fjalë për fjalë.

Sfidat sociale shtesë mund të përfshijnë vështirësi si:

Njohja e emocioneve dhe synimeve te të tjerët
Njohja e emocioneve të veta
Shprehja e emocioneve
Të kërkuarit rehati emocionale nga të tjerët
Ndihen të mbingarkuar në situata sociale
Marrja e radhës në bisedë
Matja e hapësirës personale (distanca e përshtatshme midis njerëzve)
Sjellje të kufizuara dhe të përsëritura

Sjelljet e kufizuara dhe të përsëritura ndryshojnë shumë në të gjithë spektrin e autizmit. Ato mund të përfshijnë:

Lëvizje të përsëritura të trupit (p për shembull: lëkundje, përplasje, rrotullim, vrapim përpara dhe mbrapa).
Lëvizje të përsëritura me objekte (përshembull: rrotullimi i rrotave, tundja e shkopinjve, rrotullimi i levave)
Shikimi në dritat ose objektet që rrotullohen.
Sjelljet rituale (përshembull rreshtimi i objekteve, prekja e objekteve në mënyrë të përsëritur në një rend të caktuar).
Interesat e ngushta ose ekstreme në tema specifike.
Nevoja për rutinë, rezistencë ndaj ndryshimit ( përshembull i njëjti orar ditor, menuja e vakteve, rrobat, rruga për në shkollë)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.