Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Crvena Zvezda mbërrin në Tiranë, delegacion prej 50 personash dhe kuzhinier me vete, zbardhet axhenda

13:26 / August 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
b10236fec5697628a8cb5474e69044d7 L
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekipi serb i Crvena Zvezdës ka mbërritur në tokën shqiptare rreth 20 minuta më parë, me lojtarët që nën masa të rrepta sigurie i janë drejtuar hotelit ku do të qëndrojnë.

Delegacioni i skuadrës serbe përbëhet nga 50 persona, ku mes tyre është edhe një kuzhinier, i cili do të ketë detyrën për të kontrolluar vaktet, pasi ushqimet nuk do të sillen nga Beogradi por do të konsumohen në hotelin e rezervuar në Tiranë.

Në kryeqytetin e Shqipërisë, futbollistët, anëtarët e stafit profesional dhe drejtuesit do të kenë një kat të veçantë në hotelin ku ata do të qëndrojnë dhe do të ndahen nga të ftuarit e tjerë. Tashmë është rezervuar një ashensor, i cili do të jetë në dispozicion vetëm për skuadrën serbe, si dhe një dhomë të veçantë ngrënie.

Për të mos patur ndonjë surprizë të pakëndshme, klubi serb ka kërkuar që të testohen për COVID-19 edhe shoferët që do t’i transportojnë drejt hotelit.

Crvena Zvezda do të kryejë stërvitjen e fundit në “Air Albania” të hënën në orën 19:00, ndërsa para fillimit të stërvitjes pritet që të flasë në konferencë për shtyp trajneri Dejan Stankovic. Për skuadrën serbe nuk do të ketë policë të ardhur nga Serbia pasi lojtarët nuk do të lejohen të dalin nga hoteli në bazë të protokollit të UEFA-s për të evituar infektimin nga covid-19.

Ndërkohë në mediat serbe ndeshja në Tiranë është gjithmonë në faqe të parë, për shkak të historisë mes dy shteteve, megjithëse gazetarët janë munduar që në shkimet e tyre të fokusohen vetëm te futbolli.

“Zvezda nuk duhet të mendojë asgjë tjetër për veç se duhet të fitojë kundër një ekipi mesatar. Më duhet të pranoj se jam i kënaqur që do të luhet pa audiencë pasi ka provokatorë nga të dyja palët”, thotë gazetari serb Jovanoviç/ Newsbomb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.