Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Ç’të mbjellësh, do të korrësh

19:58 / November 9, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1794211964 pdkorcepd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Edmond Spaho

Përse qaheni dhe kujt i qaheni?

Ç’të mbjellësh, do të korrësh.

Kjo është çorba që ka gatuar Flamur Noka në Korçë që prej vitit 2022, i mbështetur nga Sali Berisha.

Në zgjedhjet e vitit 2021, opozita në Qarkun e Korçës mbeti vetëm 2.500 vota prapa PS-së.

Pas kësaj, në fund të vitit 2022, punët i mori në dorë doktor-profesori i organizimit, Flamur Noka.

Përjashtoi të gjithë kryetarët e partive që mbështetën dhe krijuan degët e Rithemelimit, si dhe drejtuesin e Qarkut të Korçës.

Vendosi në drejtim ata që i serviloseshin dhe lepiheshin, kryesisht njerëz të Lulzim Bashës.

Rezultati: në zgjedhjet e vitit 2025 humbi me 22.000 vota.

Askush nuk u shqetësua, asnjë analizë nuk u bë, askush nuk mori përgjegjësi. Të gjithë u sollën si fitimtarë.

Tani janë katandisur si mos më keq në Korçë dhe në të gjitha degët e Qarkut.

Kjo është ajo që gatuat dhe meritoni.

Demokratët ju kanë braktisur sepse nuk i durojnë më akraballëqet, nepotizmin, vulgaritetin, arrogancën, servilizmin, mosmirënjohjen, gënjeshtrat dhe palaçollëqet e Flamurit dhe sejmenëve që i rrinë nga pas, përfshirë drejtuesin UFO të Qarkut, të cilin Saliu me Flamurin e vendosën pak para zgjedhjeve të vitit 2025.

Prisni, se nuk ka mbaruar.

Ju vazhdoni të silleni sikur të jeni fitimtarë. Zgjedhjet vendore po afrojnë dhe aty do të merrni një goditje që as në ëndrrat më të këqija nuk e keni menduar.

Këtë meritoni, këtë do t’ju japin qytetarët dhe demokratët e mashtruar nga ju.

cte do te korresh mbjellesh spaho
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

14:21 / November 9, 2026

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por…?

11:20 / November 8, 2026

Shkulën gjithçka, përveç Ramës

14:37 / November 7, 2026

Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

19:31 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.