Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Horoskopi

Ç’thotë horoskopi për shenjën tuaj, pak ditë para festave?

11:15 / December 17, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto HOROSKOPI FESTAT1543564351
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jemi në prag festash dhe të gjithë e ndjejmë atomsferën e ngrohtë që ato sjellin. Megjithatë, s’ka ardhur ende koha për pushim, kështu që kjo javë do të jetë e mbushur me punë dhe angazhime. Por ç’thotë horoskopi i kësaj jave për secilën shenjë?

Dashi- Nuk duhet t’i nënvlerësoni talentet që keni, sepse njerëzit e duhur kanë nisur ta vënë re punën e mirë që bëni. Për ata që do të marrin përsipër rreziqe në karrierë, universi do të jetë në anën e tyre, por duhet të sigurohen që nuk po lënë jashtë vëmendjes detaje të vogla e të rëndësishme.

Demi- Jeni duke i hyrë një aventure. Mos kini frikë nga e panjohura, lëreni t’ju udhëheqë. Shijoni momentin dhe do të befasoheni se sa të thjeshta do të bëhen gjërat. Kjo javë mund të ketë ndryshime në karrierë e mund të nisin rrugë të reja. Mos merrni vendime të nxituara.

Binjakët- Kjo javë nuk është e lehtë për binjakët, të cilët do të përballen me vendime të vështira. Sigurisht, ju pret një e ardhme e shkëlqyer, por s’mund të merrni gjëra nga e shkuara në këtë udhëtim, sado besnikëri të ndieni ndaj tyre. Duhet të keni më shumë besnikëri ndaj rritjes personale.

Gaforrja- Gaforrja është shenja e tretë për të cilën kjo javë nuk do të jetë më e mira. Personat e kësaj shenje do t’ia hapin zemrën dashurisë dhe si rrjedhojë do të bëhen të cenueshëm e të brishtë, gjë që nuk mund të përfundojë gjithnjë me rezultate pozitive. Mund të ndiheni të tradhtuar, sikur janë shkelur premtime, por mos harroni që në fund të fundit keni veten tuaj dhe keni forcën për t’u përballur me çdo gjë.

Luani- Përqendrohuni te synimet tuaja sepse s’ka asgjë që s’mund ta arrini. Bëni një plan dhe ndiqini hapat me kujdes, por mos prisni ta arrini çdo gjë brenda një dite. Kini durim dhe mos ëndërroni shumë gjatë ditës, pasi po humbët në botën e fantazive, do ta keni më të vështirë të ktheheni me këmbë në tokë.

Virgjëresha- Përqafoni fëmijën brenda jush dhe besojini krijimtarisë. Njerëzve që ju kritikojnë u thoni të shohin punën e tyre. Puna mund të jetë më e vështirë pët t’u bërë këtë javë, por kujtoni se sa krijues keni qenë që në fëmijëri dhe përdorini mënyrat e dikurshme.

Peshorja- Yjet nuk janë renditur mirë as për ata të shenjës së peshores, të cilët mund të ndihen sikur duan të anulojnë plane për takime me të tjerë, e të qëndrojnë larg botës, duke riorganizuar pjesën e brendshme personale. Kjo është një mundësi e mirë për të bërë ndryshime në mobilimin e shtëpisë dhe për t’u lidhur me familjen.

Akrepi- Jeni plot energji dhe merrni përsipër shumë gjëra njëherësh, të gatshëm për të shprehur ide të reja. Shfrytëzojeni këtë pasion dhe mos lejoni që kjo energji të shkojë kot. Kujdes me financat këtë javë dhe mos shpenzoni për gjëra që nuk keni siguri.

Shigjetari- Kjo javë është premtuese për shigjetarin, të cilëve po u përfundon rrotullimi rreth diellit. Personat e shenjës së shigjetarit i kanë kaluar javët e fundit duke provuar gjëra të reja e duke mësuar nga aventurat dhe rezultatet e këtyre mësimeve do të japin fryte këtë javë.

Bricjapi- Bricjapi do të jetë i mbushur me vetëbesim dhe fuqi shpirtërore, pasi kozmosi do t’i nxjerrë nga gjumi i thellë dhe do t’i fusë në një botë të bukur, në të cilën personat e kësaj shenje janë gati të lënë gjurmët e tyre. Koha e duhur për të dhuruar rrobat e vjetra e për t’i dhënë vetes pamjen e personalitetit të ri që po merrni.

Ujori- Do të mbusheni me vëmendje në fushën e dashurisë, me flirte dhe mesazhe që do t’ju bejnë të ndiheni më të dëshiruar se kurrë. Këtë javë do të rrezatoni dashuri, romancë dhe joshje. Të gjithë duan të jenë miq me ju, ndaj lejoni të mbusheni me dashuri për veten dhe shijojeni këtë vëmendje.

Peshqit- Filloni të bëni njohje të reja. Frymëzohuni nga të tjerët dhe hidhni hapa përpara. Lejojeni veten të bashkëpunoni dhe mos refuzoni ndihmën që ju ofrohet. Puna mund të duket e vështirë dhe e ngatërruar këtë javë, por lërini vendimet e mëdha për më vonë, pasi mund të mos jeni duke i parë faktet me kthjelltësi për momentin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Horoskopi, 10 gusht 2026

08:17 / August 10, 2026

Horoskopi, 8 gusht 2026

08:01 / August 8, 2026

Horoskopi, 7 gusht 2026

08:21 / August 7, 2026

Horoskopi, 6 gusht 2026

08:09 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.