Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çuçi nga Shkodra: Kontroll me dronë super-inteligjentë, rrisim aftësitë kundër krimit kibernetik

18:58 / June 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Po nisim një kapitull të ri për modernizimin e Policisë së Shtetit. Ky 4-vjeçar do të shënojë hapin më të madh në lidhje me teknologjinë, që nga ngritja e aftësive në luftën kundër krimit kibernetik, deri tek kontrolli i i plotë i territorit me dronë super-inteligjentë”.

Kështu është shprehur nga Shkodra ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi teksa mori pjesë ne ceremoninë e inagurimit të ambienteve të reja të Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Shkodër.

Sipas tij inagurimi i këtij investimi të rëndësishëm të qeverisë shqiptare, është përmbyllje e një kapitulli për investimet infrastrukturore, të munguara deri dje, për të vijuar këtej e tutje me ngritjen e Policisë së Shtetit në një nivel tjetër.

“Ministria e Brendshme gjatë viteve të fundit ka nisur një projekt madhor për modernizimin në çdo qelizë të strukturave të Policisë së Shtetit, duke nisur nga pajisjet, mjetet e punës, trajtimin financiar, ambientet e reja, e sidomos nëpërmjet futjes së teknologjisë së avancuar dixhitale dhe pajisjeve të sofistikuara për të mbuluar detyra, që deri dje kryheshin përmes mbikëqyrjes fizike”, tha ministri Çuçi.

Në vijim ai shtoi se aleati kryesor i Policisë së Shtetit në përballje me paligjshmërinë janë qytetarët, pa ndihmën dhe mbështetjen e të cilëve puna e Policisë së Shtetit dhe e të gjithë strukturave të tjera ligjzbatuese nuk jep dot rezultatet që duhen.

“Vizioni ynë është që Policia e Shtetit të qaset gjithmonë e më shumë si shërbim ndaj qytetarëve, jo si forcë represive. Një polici komunitare ku siguria e përbashkët ndërtohet edhe me përfshirjen e qytetarëve”, tha Çuçi.

Të pranishëm në ceremoninë e inagurimit ishin edhe drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, drejtues të tjerë të departamenteve në Policinë e Shtetit, Prefekti dhe përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese në qark.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj në burgun e Fierit, avokati Ndreca: Nuk ka ujë në qeli, ministri Gogu duhet të reagojë

22:02 / October 29, 2026

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Xhafaj e Çuçi shkresë zyrtare Gogut, i kërkojnë sqarime për procedurën

21:25 / October 29, 2026

E rëndë në Tiranë/ Pacienti bie nga kati i tretë i Spitalit, ndërron jetë tek Trauma

20:51 / October 29, 2026

Këshilli i Tiranës rezolutë për transferimin e Veliajt drejt Fierit, Teliti: U rrëmbye dhe u paketua

19:46 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.