Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Çuçi vizitë në Kosovë: Leje qëndrimi unike me aplikim online, lëvizje e lirë për zonat e brezit kufitar

18:20 / November 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Cuci 3 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë. Gjatë takimit me homologun, Xhelal Sveçla, u diskutua për çështje të interesit të përbashkët të të dy vendeve tona, kryesisht për ato që lidhen me lëvizjen e njerëzve përmes pikave kufitare, lejet unike të qëndrimit dhe luftën kundër krimit të organizuar.

“S’do të ketë me radhë pritje nëpër sportele për shqiptarët andej e këtej kufirit, që duan të pajisen me leje qëndrimi. Aplikim online dhe një leje qëndrimi unike. Po kështu do të ketë qarkullim të lirë për banorët përgjatë brezit kufitar të dy shteteve. Me rëndësi është gjithashtu edhe hapja e një pike të re kufitare në Shishtavec, për t’iu ardhur në ndihmë fluksit të shtuar të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave mes Shqipërisë e Kosovës”, shprehet ministri Çuçi.

Të dy ministrat rikonfirmuan vullnetin e përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin policor mes dy vendeve, në mënyrë që siç tha ministri Çuçi, të jemi në një front kur është fjala për luftën kundër krimit të organizuar.

Duke u ndalur te inovacioni dhe teknologjia në fushën e sigurisë, ministri Çuçi njohu homologun kosovar me ambicien e Shqipërisë për të bërë një kapërcim të madh në këtë drejtim duke filluar që prej vitit të ardhshëm ku gati gjysma e buxhetit për investime do të shkojë për teknologjinë dhe pajisjet moderne që i duhen strukturave të policisë.

“Avantazhet që sjellin këto sisteme të reja teknologjike do të shfrytëzohen edhe në pikat e kalimit kufitar të vendeve tona, për të përpunuar më shpejt lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave”, u shpreh Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026

Samiti Europian në Dublin/ Merr pjesë dhe Kryeministri Rama mes liderëve të tjerë të Europës

12:55 / November 12, 2026

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.