Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Çudira në hapësirë! Astronautët amerikanë pa tualet, kinezët ecin për herë të parë (Video)

23:44 / November 7, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
anija1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa kapsula e “SpaceX” po kthehej në Tokë, tualeti i saj ka dalë jashtë funksionit.

Astronautët amerikanë janë përballur me një situatë të pazakontë në hapësirë. Duke iu përgjigjur drejtpërdrejt pyetjes së gazetares, se a do ta përmbanin dot veten pa një tualet, astrounatja Megan McArthur u shpreh se janë të përgatitur për situata të tilla.

“Nuk është shumë optimale, por nuk jemi shumë të shqetësuar. Këto janë pengesa të vogla, si shumë të tjera që dalin gjatë misioneve tona. Besoj se do ta përballojmë mirë”, u shpreh ajo.

Kapsula e cila mban katër astronautë brenda saj është nisur drejt Tokës dhe ka ngadalësuar për shkak të motit të keq. Ajo pritet të arrijë një ditë me vonesë, me pjesëtarët e ekuipazhit pa një banjo funksionale.

Ndërkohë një ngjarje historike është shënuar në kampin hapësinor të një tjetër superfuqie botërore. Wang Yaqing është bërë gruaja e parë në botë e cila ka arritur të ecë në hapësirë nga anija e saj drejt stacionit. Astronautja ndodhej në stacionin hapësinor të Tiangong, së bashku me dy kolegë të saj.

Secilit prej tyre i ishte caktuar një detyrë e veçantë, të cilat arritën t’i plotësonin me sukses.

cudira hapsire tualet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Urdhri i Trump/ Apple ndjek hapat e Google, ndryshon në Maps emrin e Liqenit Ontario

16:19 / September 2, 2026

iPhone 18 mund të kushtojë 100 dollarë më shumë/ Rritja e memories shtyn çmimet lart

19:21 / August 25, 2026

ChatGPT për adoleshentët përballet me kritika: Ekspertët ngrenë pikëpyetje për masat e sigurisë

14:39 / August 25, 2026

OpenAI forcon mbrojtjen e adoleshentëve në ChatGPT/ Versioni i ri kufizime më të forta

15:13 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.