Një punë e paguar shumë mirë, të bësh dadon dhe çdo ditë të vishesh si një nga princeshat e përrallave të Disney. Ky është njoftimi i publikuar online prej disa ditësh në Angli nga Brookmans Park, ku ofrohen 3700 euro në muaj për të punuar si dado, vetëm për katër ditë në javë.
E gjitha ka të bëjë me kodin e veshjes, pasi dadoja duhet të vishet si princeshë Disney dhe çdo ditë nga një fustan ndryshe që nga Hirushja, Ariel dhe Belle.
Dadoja duhet të kujdeset për dy motra binjake 5-vjeçare. Ato janë të fiksuara pas personazheve të Disney.
Dadoja do të kujdeset për të voglat nga dita e martë deri ditën e premte, nga mëngjesi deri në darkë. E interesuara duhet të marrë vajzat nga kopshti, ti dërgojë ato në shtëpi, të gatuaj për to dhe ti veshë gjithashtu.
Por mbi të gjitha, duhet të improvizojë lojëra dhe të luajë bashkë me to. Njoftimi është publikuar në një sajt të specializuar për oferta të tilla pune, në Childcare.
“Shpenzimet për veshjet do të mbulohen nga prindërit”, thuhet në njoftim. Sa i përket pushimeve vjetore, dadoja e përzgjdhur do të ketë 25 ditë pushimesh.