Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

”Daily Express” në Gostil të Kukësit, i mituri: Kur të bëhem 16 vjeç, do të shkoj me gomone në Angli

12:10 / November 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 11 20 120918
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

”Po planifikoj të largohem nga Shqipëria kur të mbush 16 vjeç, do marr një gomone për të shkuar në Britaninë e Madhe”, i tha gazetarit te gazetares britanike “Daily Ekspres” një fëmijë në fshatin Gostil të Kukësit. Për të treguar se cfarë mendojnë fëmijët në shkollë gazetari britanik Zak Garner Purkis udhëtoi në fshatin e largët malor në veri të vendit ku mblodhi mendimet e fëmijëve të shkollës.

Ata ëndërrojnë të kalojnë kanalin e “La Manshit” pasi kërkojnë një jetë re në Britani. Mësuesit thonë të shqetësuar se klasat nga viti në vit po tkurren. Arsyeja është e thjeshtë: Nxënësit po shkojnë të gjithë në Britani. “Vetëm fëmijët e vegjël mendojnë të jetojnë këtu, më të mëdhenjtë duan të ikin”, tha një 13-vjeçare nga Gostil për gazetën “Daily Express”. “Do të shkoj në Angli kur të jem 16 vjeç. Të afërmit e mi më thonë se kur je nën 18 vjeç është më mirë sepse shteti të ndihmon pasi nuk je i rritur.

Adoleshenti ka shumë të afërm që jetojnë dhe punojnë në Angli, shoku i tij i ngushtë ka 16 të afërm.
Është e lehtë të kuptosh pse djemtë tundohen të kalojnë kanalin shkruan gazeta pasi të mirat materiale atyre që kanë shkuar në Britani gjendet kudo në fshatin Gostil.“Xhaxhai im ndërtoi një shtëpi dhe bleu gjithashtu një Audi Q7 me vlerë 67,000 £”,-thotë një djalë duke ndezur Iphone-in tip i fundit që ja kishte dhuruar një i afërm në Angli. “Do të doja të kisha gjëra të tilla, gjëra të bukura dhe nuk kam asnjë mundësi nëse qëndroj këtu”,-shton më tej.

Rrjetet sociale si Tik Tok-u dhe Instagram-i i motivojnë ne këtë drejtim kur shohin nëpër video jetën luksoze të shqiptareve në Britani duke ngarë makina luksoze ndërsa në duar reklamojnë orët e shtrenjta. Djemtë i dinë mirë rreziqet e udhëtimit përmes kanalit me gomone, por janë kokëfortë për të ndërruar mendje. 13-vjeçari në fshatin Gostil tashmë po mëson anglisht në pritje të udhëtimit të tij në Britani të Madhe. ”I vetmi shqetësim është kostoja e udhëtimit që shkon në 4000 paund, kam të afërm aty thotë djali do e zgjidhin këtë punë”,-thotë djali për gazetën “Daily Express”.

Kukes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

”Hape derën”, sherr mes shqiptarit dhe asistentes së fluturimit. Avioni bën ulje emergjente

18:12 / July 18, 2025

Kreu i Kishës Katolike, Dodaj: Trishtim për sulmin e Famullisë Latine nga bombardimet izraelite

18:32 / July 17, 2025

Situata kritike nga zjarri në Drenovë, Çako: Të ashpërsohen masat ndaj zjarrvënësve

15:15 / July 17, 2025

Qeveria hap thesin, 113 milionë lekë për komunitetet fetare

19:57 / July 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.