“Gjakmarrja pas hekurave: Dy gangsterë të pamëshirshëm shqiptarë, një marrëveshje 20 milion £ kokainë shkoi keq dhe një rrëmbim i egër dhe vrasje hakmarrjeje – të gjitha ndërsa të dy ishin në burg”. Kjo është përmbledhja që i bën me pak fjalë prestigjiozja britanike Daily Mail një prej ngjarjeve më të rëndë të ndodhura në Shqipëri kohët e fundit, rrëmbimi dhe më pas vrasja e Jan Prengës janarin e vitit 2020 në Kamzë.
Daily Mail shkruan se ka një baron që drejton trafikun e drogës nga burgu dhe se pas kësaj pengmarrjeje që përfundoi tragjikisht fshihet një marrëveshje droge e shkuar keq dhe miliona paund kokainë e vjedhur.
