Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Daja” zot i drogës nga Shqipëria në Itali, i penduari: Kishim garancinë nga policia

12:34 / July 5, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dosjaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

ABC zbardh detaje të reja nga dosja hetimore që çoi në finalizimin e operacionit ndërkombëtar “Shpirti” me 38 urdhër-arreste të prera. Sipas deklarimeve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë Mariglen Shusha dhe Donial Drolli, rezulton se kreu i grupit kriminal që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali, Ilirjan Duçellari (Zaimi), njihej edhe me pseudonimin “Daja”.

Sipas dy të penduarve ai njihej si personi që vendoste strategjitë operative të trafikimit dhe financonte kostot në Shqipëri dhe Itali duke marrë përsipër personalisht rreziqet dhe kostot e humbjes.

“Mariglen Shusha dhe Donial Drolli me bashkëpunimin e tyre kanë bërë të mundur të identifikohet i sipërpërmenduri me emrin “daja” dhe të gjithë pjesëtarët e grupit kriminal shqiptarë, përgjegjës për trafikimin e lëndës narkotike në dy plantacionet e të sekuestrimit të saj në Bari, duke dhënë rrethana për faktin penal dhe bashkëpunëtorët e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Shusha dhe Drolli kanë konfirmuar rrethana fakti se pjesën më të madhe të lëndës narkotike të sekuestruar nga D.I.A. në Bari më 17 Dhjetor 2016, e zotëronte drejtuesi i grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari Zaimi i njohur në Shqipëri, si Lani e “sy bardhi” e i thirrur “daja” nga pjesëmarrësit e grupit kriminal bareze, të cilën e përdorte për të arritur objektivin e përbashkët ë shpërndarjes së lëndës narkotike në Itali, si formë respekti për funksionin komandues që luante a për pozicionin që kishte në furnizimin me lëndë narkotike; ishte “sponda” shqiptare për grupet kriminale bareze, në gjendje të furnizonin e të garantonin lëndën narkotike në qytetin e Barit në Puglia e në krahinat e tjera në mënyrë konstante e të vazhdueshme.

E kanë përshkruar si ai që vendoste strategjitë operative të trafikimit e financonte kostot në Shqipëri e në Itali duke marrë përsipër personalisht rreziqet, humbjet e mundshme, u jepte urdhëra pjesëtarëve të grupit kriminal shqiptar për kryerjen e aktiviteteve të lidhura me të, nëpërmjet Mariglen Shushas vendoste e drejtonte aktivitetet e shkarkimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së lëndës narkotike në Itali”, thuhet në dosje.

Në 8 mars të vitit 2017 ata kanë transportuar 1 20 kg lëndë narkotike kanabis me një gomone oqeanike. Në momentin e mbërritjes në Itali janë arrestuar nga policia. Drejtuesi i grupit ku ata bënin pjesë ka marrë përsipër shpenzimet për mbrojtjen duke paguar 4000 euro avokatin Italian.

Elton Hamza i ka thënë hetuesve se kishin garanci nga policia lokale për transportimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike dhe trafkimin nga brigjet shqiptare në Itali.

“Bashkëpunëtori i drejtësisë Elton Hamza ka deklaruar faktin e sigurisë dhe garancisë nga Policia Lokale për kultivimin e bimëve narkotike, transportimin e lëndës narkotike, kultivimin e lëndës narkotike në rrugë tokësore nga vendi ku ishte ambalazhuar deri tek vendi ku ngarkohej në mjetin lundrues si dhe gjatë realizimit të trafikimit të lëndës narkotike nga brigjet shqiptare në Itali”, thuhet në dosje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koalicioni Shqiptar fitoi 2 mandate në parlamentin serb, MJ: Të shërbejë për më shumë të drejta

20:00 / October 26, 2026

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026

Spiropali për zhvillimet në Serbi: Shpresojmë në një kapitull të ri për demokracinë dhe bashkëpunimin në rajon

12:19 / October 26, 2026

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët

11:53 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.