Pak minuta më parë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë kryeministri Edi Rama u shpreh se zgjedhjet janë të popullit dhe jo të politikanëve. Ai shtoi se demokracia nuk do të negociohet.
I pyetur për këto deklarata të Ramës zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi dha këtë prononcim: Shumë dakord me kryeministrin. Zgjedhjet nuk janë të politikanëve, por të popullit. Demokracia dhe pluralizmi politik janë të panegociueshme.
Lexo edhe- Rama: Demokracia nuk do të negociohet, zgjedhjet me 30 qershor
Duket se beteja mes kryeminsitrit dhe kreut të shtetit do të vijojë teksa dhe nëntë ditë kanë mbetur nga 30 qershori.
