Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dakordësia për president konsensual rrezikon të dështojë, maxhoranca dhe opozita ndahen në…

13:29 / May 20, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
konferenca e kryetareve 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pakti i arritur dje mes maxhorancës dhe opozitës duket se po shkon drejt dështimit ndërsa ende nuk janë bërë 48 orë nga arritja e dakordësisë publike mes tyre për mënyrën se si duhet zgjedhur Kreu i ri i Shtetit.

Në një kohë kur Partia Demokratike është fokusuar në hartimin e një liste me kandidatë për President që do t’ia paraqesë maxhorancës, kjo e fundit duket se ka tjetër qasje për mënyrën se si duhet të vijojë procesi.

Por grupi parlamentar i Partisë Socilaiste shpërndau mëngjesin e kësaj të premteje një deklaratë të shkurtër ku kujtonte se sipas sqarimit që kishte bërë dje, marrëveshja mes palëve është që opozita të sjellë një emër në raundin e dytë dhe të tretë, i cili duhet të vijë me fiorma mbështetëse.

Kjo do të thotë se të hënën në Parlament, deputetët duhet të votojnë për një emër të ardhur me firmat e të paktën 20 deputetëve të opozitës.

“Dy dite me pare kemi rene dakord qe ne raundin e dyte dhe te trete ne nuk do propozojme kandidat dhe i takon opozites te propozoje. Propozimi per President duhet te vije dhe me firma mbeshtetese nga opozita. Nese presidenti nuk zgjidhet ne keto dy raunde, ne raundin e katert do te propozojme ne. Takimi ka qene publik dhe kjo eshte dakordesuar ne prani te mediave”, thuhet në deklaratën e PS-së.

Por nga ana tjetër, demokratët kanë reaguar përmes nënkryetares së grupit parlamentar, Oriola Pampuri e cila ka publikuar edhe njëherë pikën 4 të dokumentit të PD-së, sipas të cilës PS-ja ka rënë dakord.

“Dakordësimi i PS me dokumentin e PD për propozimin dhe nënshkrimin e firmave për kandidatin për president e përcakton qartë se emri final që propozohet për raundin e dytë duhet të ketë mbështetjen e të gjitha palëve ose e thënë qartë do të bashkëpropozohet. Zoti Balla në takimin dypalësh në sy të gazetarëve dhe kamerave, ra dakord që të pranojë fiks siç është dokumentin e propozuar nga grupi i PD”, shkruan Pampuri.

Në pikën 4 thuhet se “Një Komision i përbërë nga 6 anëtarë: 3 shumica parlamentare dhe 3 pakica parlamentare, shqyrtojnë 2 kandidatët e përzgjedhur dhe bien dakord për përzgjedhjen dhe propozimin e përbashkët të njërit prej kandidatëve. Kandidatura e përzgjedhur i nënshtrohet votimit në seancë plenare”.

Sipas saj “pra tashmë PS ka veç një zgjedhje: të mbështesë me firma kandidaturën e propozuar nga opozita dhe dakordësuar në negociata mes palëve. Rruga tjetër është po ashtu vetëm një: Të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të shkelë rregullat e dakordësuar prej saj. Këtë e përcakton qartë pika 6 e dokumentit të Grupit të PD:   Shkelja e njëanshme e rregullave të procedurës i njoftohet zyrtarisht shumicës parlamentare dhe publikohet menjëherë. Në rast të mosriparimit të shkeljes ose në rast të shkeljes së përsëritur të tyre, opozita parlamentare tërhiqet nga pjesëmarrja e mëtejshme në proces duke treguar publikisht edhe shkakun”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.