Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Dalin dëshmitë e punonjësve, ja ç’thonë ata për momentin e zjarrit në komisariatin e Kamzës

09:37 / March 29, 20225 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
komisariati i kamzes 1 900x517 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngjarja e rëndë e para 3 ditëve në Komisariatin nr. 5 në Kamëz, ku për pasojë humbi jetën një prej të arrestuarëve si pasojë e zjarrit të rëndë, ka marrë vëmendjen mediatike.

Bazuar në dosjen e dëshmivë e cila është siguruar nga “BalkanWeb”, bëhet me dije se disa nga zyrtarët kanë pohuar se i kanë kontrolluar dhomat e të arrestuarve një ditë më parë dhe nuk kanë konstatuar asgjë.

Në dëshminë e tij shefi i seksionit të policimit në komunitet pranë komisariatit të policisë nr.5 Kamëz, ka treguar se një ditë para ngjarjes ka kryer kontrolle në dhomat ku qëndroni  dhe se nuk ka hasur asnjë problematikë.

‘Në deklarimin e tij të datës 27.03.2022 shtetasi Dalan Saliaj me detyrë Shef i seksionit të policimit në komunitet pranë komisariatit të policisë nr.5 Kamëz deklaron se më datë 25. 02.2022 kam qenë i gatshëm më urdhër shërbimi 24 orësh dhe e kam dorëzuar shërbimin më datë 26. 03.2022 në orën 06:00. Rreth orës 21:00 jam njoftuar se kishte rënë zjarr në dhomat e të arrestuarve në Komisariatin e Policisë nr.5 dhe pasi kam vajtur në Komisariat jam vënë në dijeni për ngjarjen e ndodhur.

Më datë 25.03.2022 kam ushtruar dy kontrolle në këto dhoma, ku kam kontrolluar rregullsinë e shërbimit, gjendjen e të arrestuarve e shoqëruarve dhe energjinë elektrike si edhe nuk kam konstatuar asnjë send të kundërligjshëm apo persona të ndaluar ose shoqëruar që pinin duhan në këto ambiente”, ka thënë ai.

Po ashtu, një tjetër punonjës i quajtur Ibrahim Doda, me detyrë trupë shërbimi në dhomat e shoqërimit pranë Komisariatit të Policisë nr.5 Kamëz, u shpreh se nuk ka konstatuar sende të ndaluara gjatë kontrollit të ushtruar dhe se është e pamundur që Arben Mici të konsumonte cigare në qeli pasi ishin të ndaluara.

“Në deklarimin e tij të datës 27. 03.2022 shtetasi Ibrahim Doda me detyrë trupë shërbimi në dhomat e shoqërimit pranë Komisariatit të Policisë nr.5 Kamëz, Tiranë deklaron: Më datë 26.03. 2022 kam marrë shërbimin në orën 05:00 ku kemi bërë instruktazhin me komandantin e togës Mersin Toçka. Në instruktazh janë detyra mbi kontrollin fizik që i bëhet të shoqëruarit , për t’i hequr telefonin , rripin e mesit , lidhëset e këpucëve , çakmak dhe sende të tjera,. Në instruktazh na jepet detyrë për kontroll çdo 20 min. Unë isha i caktuar me shërbim të dhomat e shoqërimit kurse kolegu Sali Elezi ishte tek dhomat e ndalimit. Kur kam marrë shërbimin tek dhomat e arrestimit ishin dy persona dhe të kanë qenë për sot për masë sigurimi në gjykatë, kur janë kthyer nga gjykata , unë kam qenë aty me shërbim dhe kam kryer kontroll fizik në hyrje së bashku me kolegët e togës së shoqërimit., Gjatë kontrollit në hyrje , unë nuk kam konstatuar sende të ndaluara. Nuk ka mundësi që shtetasi Arben Mici të ketë pirë 3-4 paketa cigare në ditë tek dhoma e ndalimit, pasi paketat e cigareve nuk lejohen kategorikisht në ambientet e dhomave të ndalim/arrestimit dhe aq më tepër ndezës të ndryshëm që kanë kategorikisht të ndaluara edhe ato”, u shpreh Ibrahim Doda.

Një dëshmi për këtë ngjarje e dha edhe Dilaver Idrizi, 60-vjeç i cili tregoi se në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka dëgjuar zhurmë dhe mban mend se gjithçka ishte errësirë. Gjithashtu, ai tha se kishte shpërthyer një tym i madh dhe në momentin që janë hapur flakët ai ka pësuar dëmtime.

“Në deklarimin e tij të datës 27.03.2022 shtetasi Dilaver Idrizi deklaron se më datë 23.03.2022 jam shoqëruar në Komisariatin e Kamzës pasi më akuzojnë se kam hedh bashkëjetuesen time nga ballkoni, por kjo nuk është  e vërtetë. Sot më kanë çuar për masë sigurimi në Gjykatën e Tiranës në orën 10:00 dhe më kanë lënë arrest me burg. pastaj më kanë kthyer në Komisariat rreth orës 13:00. Para se të futesha te dhomat e paraburgimit më kanë kontrolluar dhe nuk kam pasur gjë me vete. Më kanë futur në dhomën nr.3 tek dhoma e paraburgimit. Rreth orës 19:20 ka ardhur ushqimi i darkës dhe kam ngrënë bashkë me kolegun e dhomës që quhej Arben Mici në dhomën ku ishte ai, pra në dhomën nr1.

 Pasi hëngrëm ushqimin bëmë një xhiro në korridor. Në atë kohë Arbeni po pinte cigare, ai madje e pinte pa pushim cigaren, 4-5 paketa në ditë. Nuk e di kush ja ndizte cigaren, por ja kërkonte të shoqëruarve që t’ja ndiznin. Në një moment erdhi të dhoma ime me cigare ndezur dhe më hodhi tymin në dhomë, unë i thashë ik se nuk e duroj dot tymin dhe ai iku te dhoma e tij. Pastaj unë kam dëgjuar zhurma, gjithçka errësirë , pash tym të madh dhe dëgjoheshin ulërima dhe të bërtitura. Më pas flaka dhe tymi u përhapën dhe unë jam dëmtuar në shpatull, në flokë e hundë. Unë deklaroj se policët e shërbimi kanë qenë gjithë kohën aty gjatë shërbimit. Kur ra zjarri, policët e shërbimit aty kanë bërë tej maksimumit të tyre për të na shpëtuar”, tha 60 vjeçari.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.