Pas shumë spekulimesh dhe pas shfaqjes së një modeli të kamufluar pjesërisht, tashmë mund të themi se i kemi edhe fotografitë e vërteta të Volkswagen Golf Mk8.
Ai është parë gjatë një xhirimi të një reklame që duket se është në një qytet evropian. Ai sërish ka pamjen ikonike të Golfit, raporton “Driven”.
Nga të dhënat e mëparshme, dritat e përparme dhe ato të prapme janë përmirësuar, por që nga kamuflazhi nuk ka qenë e mundur të shihen detajet. E tani që vetura është hapur, mund të kemi një pamje më të mirë të përmirësimeve që do të mund t’i gjejmë në Golfin e ri.
Prodhimi i modelit të ri ishte paraparë të nisë në korrik, por me sa duket, është shtyrë për në tetor, ndërsa prezantimi i tij po ashtu është shtyrë për në tetor, ndonëse ishte planifikuar që të prezantohej në panairin e automobilave “Frankfurt Motor Show” në shtator.