Vetëm një javë nga dalja zyrtare e telefonit të ri të Huawei, nisën të qarkullojnë edhe zërat dhe pamjet, sigurisht që të gjitha mbeten për tu verifikuar.
Në faqen kineze Weibo dhe në Twitter kanë dalë foto të Mate 30 dhe Mate 30 Pro, dy variantet e pajises më të re që ka një fotografi tmerrësisht të fuqishme, me katër sensorë në formën e rrethit.
Në pjesën e parme pajisja duhet të ketë tre kamera dhe një notch për të gjithë sensorët që janë për njohjen tre dimensionale të fytyrës.
Dalja zyrtare e Huawei Mate 30 dhe Mate 30 Pro do të vijë më 19 shtator. Pritja është e lartë pasi ky është telefoni i parë i shoqërisë kineze pa aplikacionet dhe shërbimet e Google për shkak të masave të administratës Trump.
